By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku: Emrat për president janë në përputhje me parimet e dakorduara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Abdixhiku: Emrat për president janë në përputhje me parimet e dakorduara
Kosovë

Abdixhiku: Emrat për president janë në përputhje me parimet e dakorduara

admin
Last updated: 26/08/2026 21:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 gusht argument.mk/ – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se emrat e diskutuar në takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë në përputhje me parimet e dakorduara më herët për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Pas takimit, Abdixhiku e ka cilësuar këtë si një hap përpara në procesin e negociatave, duke bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë.

“Në tërësinë e emrave të prezantuar mund të them se të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, janë në vijë me parimet e dakorduara deri më tani dhe në këtë drejtim, lë të themi se ky është një hap përpara”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai nuk ka dhënë detaje për emrat e propozuar, duke thënë se palët do të takohen sërish për të vazhduar diskutimet dhe për të arritur te përzgjedhja e presidentit.

“Nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të përzgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka folur edhe për situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se LDK-ja vazhdon të ketë paqartësi lidhur me aspektet kushtetuese të këtij procesi.

Sipas tij, në rrethanat aktuale, LDK-ja mund të kontribuojë në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit.

“LDK-ja është garancë institucionale. LDK-ja as nuk e konstituon Kuvendin vetvetiu, as nuk e thërret seancën e Kuvendit. Për LDK-në jemi në paqartësi të thella kushtetuese. Gjëja e vetme që mund ta bëjë është që të jetë e arsyeshme për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja, në procesin e negociatave, do të veprojë në përputhje me qëndrimet dhe identitetin e saj politik.

“LDK-ja është e LDK-së, mësohuni me një LDK të tillë. Dhe LDK-ja në këto diskutime flet me bindje të plotë për atë që përfaqëson historikisht 37 vjet”, ka thënë Abdixhiku.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, ndërsa palët pritet t’i vazhdojnë takimet në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

You Might Also Like

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam për emra të veçantë, takimet do të vazhdojnë

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa po lahej me miqtë

Kurti e Abdixhiku takohet sot për çështjen e presidentit

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ
Next Article Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?