By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku tregon planet kryesore të partisë në fushën e mbrojtjes, Anton Quni drejtues i Departamentit  
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Abdixhiku tregon planet kryesore të partisë në fushën e mbrojtjes, Anton Quni drejtues i Departamentit  
Maqedoni

Abdixhiku tregon planet kryesore të partisë në fushën e mbrojtjes, Anton Quni drejtues i Departamentit  

admin
Last updated: 18/04/2024 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se LDK ka formuar 21 departamente, ndërkaq në takimin me anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes, Anton Quni është caktuar bartës i këtij dikasteri.  

Abdixhiku në një postim në Facebook tregon planet kryesore të LDK-së.

“Nga fillimi i këtij viti, LDK-ja ka formuar plot 21 departamente, nga një për secilin fushëveprim të programit politik ‘Rruga e Re’, nga një për secilin dikaster qeverisës të vizionit tonë qeverisës. Këto departamente mbajnë rreth vetes plot 1300 profesionistë të fushës, që sot ndërtojnë programin, nesër bëjnë politikën.

Dje mblodha në takimin e parë Departamentin e Mbrojtjes. Mes ushtarakëve të karrierës, profesionistëve të sigurisë, drejtësisë e vet inovacionit ushtarak e teknologjik, biseduam për gjendjen e sigurisë në vend dhe projektet tona në ‘Rrugën e Re’”, shkruan Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së tutje tregoi planet e tyre kryesore, në mbrojtje:

Rritje të buxhetit në plot 2% të vlerës së ekonomisë; në proporcion me vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht buxhet vjetor 200 deri 300 milion euro secilin vit.

Koeficient 135-150, që nënkupton rritje të pagës për ushtarët e thjeshtë nga 616 euro sa është sot në 840.

Ristrukturimi i Forcës, nëpërmjet rritjes së ushtarëve aktiv nga 4000 sa janë sot në 6000; 3000 rezervë aktive dhe 20 mijë rezervë pasive.

Ndërtimi i 4 kazermave ushtarake në Kosovë, përkatësisht në Prizren, Gjakovë, Podujevë e Suharekë.

Ndërtimi i lagjeve ushtarake, në investime kapitale plot 50 milionë euro gjithsej; me qëllim të ofrimit të kushteve bazike për personelin ushtarak në vend.

Anton Quni është caktuar bartës i Departamentit të Mbrojtjes në LDK.

Nga fillimi i këtij viti, LDK-ja ka formuar plot 21 departamente, nga një për secilin fushëveprim të programit politik…

Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, April 18, 2024

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk “të pistë”
Next Article Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?