By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gazi Babë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gazi Babë
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gazi Babë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën organet drejtuese. Me mbështetje unanime të kuvendarëve, Adnan Alija u zgjodh Kryetar i Degës, ndërsa pas tij u zgjodh edhe kryesia e degës.

Kryetari i Degës, Adnan Alija, tha para bashkëpartiakëve se Komuna e Gazi Babës është një nga komunat ku shqiptarët përballen me sfida serioze, por që rezistenca kombëtare është më e fuqishme se kurrë. Ai falenderoi bashkëveprimtarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm duke i ftuar për një angazhim edhe më të madh periudhën në vijim. Radhët e Lidhjes Shqiptare në këtë komunë janë shtuar në vazhdimësi duke e bërë subjektin më të fuqishëm në nivel lokal.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në fjalën e tij para të pranishmëve u fokusua në temat aktuale politike dhe goditjet e vazhdueshme që kjo Qeveri ju bën të drejtave dhe pozitës juridiko kushtetuese të shqiptarëve. Ai tha se nuk mund të ketë shtet unitar pa pasur dygjuhësi në të gjithë territorin e vendit. Kryetari
Sela i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe problemeve lokale të shqiptarëve në Komunën e Gazi Babës, duke potencuar këtu edhe mohimin e të drejtës së arsimit në
Gjuhën Shqipe në Idrizovë. Ai tha se Lidhja Shqiptare kundërshton ashpër fenomenin e rrezikshëm të shitjes së interesave kombëtare, të drejtave të fëmijëve dhe brezave që vijnë, për interesa personale e grupore të politikanëve dhe partive të tjera.

Me fjalë përshëndetëse para kuvendarëve të Gazi Babës u paraqitën edhe anëtarë të Kryesisë Qëndrore të cilët theksuan se paraqet kënaqësi të veçantë prezenca në këto vendbanime ku Lidhja Shqiptare vazhdimisht ka korrur fitore.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri britanik i Mbrojtjes pritet nga Zelensky në Kiev: Putin, “vrasës gjakftohtë”
Next Article Trump: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush drejton SHBA-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?