By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit
Maqedoni

Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit

admin
Last updated: 01/09/2026 13:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka rikthyer në debat çështjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke vlerësuar se marrëveshja e vitit 2001 nuk i përmbushi aspiratat e plota të shqiptarëve.

Azizi thotë se shqiptarët që morën pjesë në luftë nuk luftuan për poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare. Sipas tij, një pjesë e luftëtarëve që kundërshtuan mënyrën se si po zhvilloheshin proceset pas luftës përfunduan të vrarë, të burgosur ose të harruar.

“Ushtarët, veprimtarët dhe atdhetarët e UÇK-së nuk hynë në luftë për pushtet, poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare”, shprehet Azizi.

Ai përmend edhe Komandant Kushtrimin, Harun Aliun si një nga zërat që, sipas tij, kundërshtuan devijimin e qëllimeve të luftës dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Në këtë kontekst, Azizi i referohet edhe dëshmive të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gëzim Ostrenit, duke argumentuar se pas 25 vitesh duhet të rishikohet pa tabu mënyra se si është trajtuar Marrëveshja e Ohrit dhe proceset që e kanë shoqëruar atë.

“Ohri ishte kompromis për ta ndalur luftën, jo përmbushje e plotë e aspiratave shqiptare”, thekson deputeti i VLEN-it.

Sipas Azizit, Marrëveshja e Ohrit nuk solli realizimin e plotë të kërkesave shqiptare sa i përket gjuhës shqipe, flamurit kombëtar dhe trajtimit të shqiptarëve si të barabartë në shtet.

Debati për trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit rikthehet në vëmendje në prag të 25-vjetorit të nënshkrimit të saj, ndërsa Azizi kërkon që kjo periudhë të analizohet “pa frikë dhe pa mite”.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Janë siguruar tekste shkollore falas në të gjitha shkollat në vend
Next Article Ministri Muhamet Hoxha sot vizitoi shkollën “Bajram Shabani” në Kondovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?