By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Janë siguruar tekste shkollore falas në të gjitha shkollat në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Janë siguruar tekste shkollore falas në të gjitha shkollat në vend
Maqedoni

Mickoski: Janë siguruar tekste shkollore falas në të gjitha shkollat në vend

admin
Last updated: 01/09/2026 13:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Butelit, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me gjendjen me tekstet shkollore në fillim të vitit të ri shkollor, theksoi se, ndonëse para tre vitesh kjo dukej e pamundur, sot në të gjitha shkollat në vend janë siguruar tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit, përveç kësaj, po ndërtohen shkolla të reja dhe po rikonstruktohet një numër i madh shkollash, si dhe palestra sportive dhe pishina, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për më të dashurit tanë.

“Po, mund të konfirmoj se në të gjitha shkollat në vend janë siguruar tekste shkollore falas, diçka që deri para tre vitesh dukej e pamundur. Nxënësve u diktohej mësimi deri në gjysmën e vitit shkollor, ndërsa disa prej tyre nuk kishin tekste shkollore gjatë gjithë vitit shkollor.

Tani këta nga llumi sikur i harruan ato kohë kur nuk kishim tekste shkollore dhe e shoh atë grupin e vogël nga llumi se si sot guxon të përmendë, të kritikojë dhe madje do të thosha, deri në një masë edhe të fyejë.

Por ne, si Qeveri, do të vazhdojmë të investojmë për më të dashurit tanë, e ata janë fëmijët. Investojmë në rikonstruksionin e shkollave – e shihni, së shpejti, pas disa javësh, edhe kjo shkollë do të zgjerohet.

Po ndërtohen pishina, po ndërtohen palestra sportive, po ndërtohen shkolla të reja, po zgjerohen shkollat dhe po rinovohen”, theksoi Mickoski dhe shtoi:

“Kështu që mund të them se, siç tha edhe kryetari i komunës, mbi 50 objekte, ndoshta edhe më shumë, në të gjithë vendin janë duke u rikonstruktuar.

A është kjo e mjaftueshme? Jo.

A duhet të bëjmë më shumë? Po, duhet. Por, më falni, besoni, për dy vjet ne nuk mund ta rregullojmë diçka që për 35 vjet është shkatërruar në mënyrë sistematike.”

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klekovski: Po bie numri i rasteve të reja me ethe të Nilit Perëndimor
Next Article Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?