By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Adnan Azizi: Gostivari u masakrua nga BDI dhe LSDM, Taravari po e shkatërron përmes pazareve!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Adnan Azizi: Gostivari u masakrua nga BDI dhe LSDM, Taravari po e shkatërron përmes pazareve!
MaqedoniTOP LAJM

Adnan Azizi: Gostivari u masakrua nga BDI dhe LSDM, Taravari po e shkatërron përmes pazareve!

admin
Last updated: 29/06/2025 15:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor – Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka akuzuar BDI-në dhe LSDM-në se përmes një “masakër statistike” ndaj shqiptarëve gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, ka sjellë pasoja të rënda financiare dhe përfaqësuese për qytetin e Gostviarit.

Sipas Azizi, regjistrimi i vitit 2021 u shndërrua në një akt të rëndë politik me bekimin e Ali Ahmetit, ku shqiptarët u ndanë në “rezidentë” dhe “jorezidentë”, çka uli përqindjen e tyre me të paktën 5%. Vetëm në Gostivar, mbi 34 mijë qytetarë janë klasifikuar si jorezidentë, 92% prej të cilëve janë shqiptarë. Si pasojë, qyteti humbi tetë këshilltarë komunalë dhe pëson një humbje prej rreth 4 milionë euro në vit nga buxheti shtetëror – që në një mandat katërvjeçar përkthehet në 16 milionë euro.

Në nivel republikan, shqiptarët humbin rreth 26 milionë euro në vit, ose 104 milionë në katër vite – një kosto që, sipas deputetit Azizi rritet ndjeshëm po të merren parasysh ata shqiptarë që nuk janë regjistruar fare.

Azizi akuzon Arben Taravarin për bashkëpunim me BDI-në dhe për tradhti ndaj qytetarëve të Gostivarit. “Në vend që të përballet me ata që ia shkaktuan këtë dëm qytetit, Taravari po e vazhdon masakrimin e Gostivarit përmes pazareve politike me BDI-në,” deklaroi Azizi.

Ai nuk la pa kritikuar as deputetin Halil Snopçe, të cilin e cilësoi si zëdhënës të interesave të Taravarit dhe Ahmetit. “Halili, në vend që të merret me gjenezën e problemit – regjistrimin e manipuluar – përpiqet të relativizojë pasojat, duke shmangur përgjegjësit e vërtetë. Gostivari nuk është oborr i Ali Ahmetit dhe nuk do falë kurrë tradhtinë, as atë të ‘97-ës, as të 2021-it.”

Azizi përmendi gjithashtu ndërprerjen e regjistrimit të mërgatës dhe futjen në statistika të 132 mijë personave pa identitet të qartë, si një komplot i qartë në dëm të shqiptarëve. Ai ironizoi edhe deklaratat e Ali Ahmetit dhe të përfaqësuesve të Entit të Statistikave që e cilësuan regjistrimin si “më të mirin e të gjitha kohërave”, duke thënë se “mashtrimi u çertifikua me vello ekspertësh ndërkombëtarë”.

“Nëse Halil Snopçe ka guxim dhe nuk ka frikë, le ta thotë të vërtetën. Mjaft më me heshtje dhe mbrojtje të tradhtisë ndaj shqiptarëve!”, përfundoi Azizi.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lirohet shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua për aksidentin afër Selanikut
Next Article Treqind vende të reja të lira për specializantë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?