By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lirohet shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua për aksidentin afër Selanikut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lirohet shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua për aksidentin afër Selanikut
Maqedoni

Lirohet shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua për aksidentin afër Selanikut

admin
Last updated: 29/06/2025 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Selanik, 29 qershor – Është liruar shoferi nga Maqedonia, i cili u arrestua pas aksidentit rrugor që ndodhi dje në rrugën e vjetër Selanik – Veria afër Halkidonit ku humbën jetën dy persona, babë e bir.

Kamioni me të cilin ka drejtuar shtetasi nga Maqedonia (34-vjeçar), dje pas orës 16 u përplas me një veturë që transportonte një familje katër anëtarëshe, ndërsa jetën e humbën një burrë 44-vjeçar dhe djali i tij 13-vjeçar, ndërsa gruaja e tij dhe djali tjetër nëntë vjeçar u lënduan lehtë.

Pas aksidentit, për të nxjerrë udhëtarët ka intervenuar njësiti kundër zjarreve me nëntë zjarrfikës dhe tre automjete si dhe shërbimi i Ndihmës së shpejtë nga Selaniku me dy automjete, shtatë shpëtimtarë dhe një mjek.

Sipas informacioneve të MIA-s në Greqi, shoferi i kamionit pasi u arrestua u nxor para prokurorit publik dhe u lirua me urdhër verbal të prokurorit.

Ndryshe, aksidenti i tmerrshëm rrugor që vrau një baba dhe djalin e tij 13-vjeçar, ndodhi derisa familja greke po ktheheshin në shtëpi nga pazari në Selanik. Aksidenti ndodhi në autostradën midis Chalkidoni dhe Ludia, ku, në rrethana ende të paqarta, ndodhi një përplasje e dhunshme “ballë për ballë” midis një kamioni dhe një automjeti pasagjerësh me të cilin udhëtonte një familje me katër anëtarë.

Në përplasje, shoferi 44-vjeçar i makinës vdiq në vendngjarje, dhe djali i tij 13-vjeçar ndërroi jetë pak më vonë. Gruaja 43-vjeçare dhe djali i tyre 9-vjeçar pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan menjëherë me automjetin e shërbimit mjekësor të urgjencës EKAB në spitalin Genimatas në Selanik.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia e Ohrit shpëtoi katër persona të bllokuar në liqen
Next Article Adnan Azizi: Gostivari u masakrua nga BDI dhe LSDM, Taravari po e shkatërron përmes pazareve!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?