By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ageler: Organizimi i trajnimit “Reagimi i menjëhershëm 2025”, dëshmon partneritetin që SHBA kanë me Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ageler: Organizimi i trajnimit “Reagimi i menjëhershëm 2025”, dëshmon partneritetin që SHBA kanë me Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Ageler: Organizimi i trajnimit “Reagimi i menjëhershëm 2025”, dëshmon partneritetin që SHBA kanë me Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 23/05/2025 22:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Nga e hëna deri më 9 qershor, Maqedonia e Veriut është nikoqir i “Reagimit të menjëhershëm 2025” (Immediate response 2025), një komponentë kyçe e stërvitjes shumëkombëshe DEFENDER 2025 me rreth 12,000 trupa pjesëmarrëse në vende të ndryshme të Evropës. Në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e stërvitjes “Reagim i menjëhershëm” do të marrin pjesë mbi 2,000 ushtarë nga vende partnere dhe aleate, përfshirë nga shteti nikoqir, Shtetet e Bashkuara, Mali i Zi, Kosova, Austria, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kjo stërvitje, siç theksohet në komunikatën e ambasadës amerikane teston aftësinë e NATO-s për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë në zhvillim, duke përfshirë sulmet kibernetike, ndërsa shërben si një platformë e rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit shumëkombësh dhe për të siguruar që forcat pjesmarrëse janë të përgatitura mirë për të ndarë barrën në mjedise komplekse dhe të kontestuara.

“‘Reagimi i menjëhershëm 2025’ është një demonstrim i qartë i partneritetit të ngushtë dhe në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet trajnimit të përbashkët, angazhimit të komunitetit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë të NATO-s, ne forcojmë angazhimin tonë kolektiv për paqen dhe sigurinë. Këto stërvitje rrisin gatishmërinë ushtarake dhe i afrojnë komunitetet tona”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler.

“Reagimi i menjëhershëm 2025”, përkon me 32 vjetorin e Programit të partneritetit shtetëror të Byrosë së Gardës kombëtare ndërmjet Gardës kombëtare të Vermontit dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kjo shënon një moment historik të një partneriteti të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta”, theksojnë nga ambasada amerikane në vend.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pas largimit të dy deputetëve, dhe gjysma e elektoratit në ASH, a duhet Arben Taravari të dorëhiqet?
Next Article Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?