By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
MaqedoniTOP LAJM

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

admin
Last updated: 24/10/2025 22:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 Tetovë – Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përjeton një tronditje të fortë. Dy figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni, janë parë publikisht në takime miqësore me drejtuesit e koalicionit opozitar VLEN, duke sinjalizuar një distancim të qartë nga BDI-ja dhe Aleanca për Integrim (AKI), shkruan argument.mk/.

Në njërën anë, Gëzim Ostreni, ish gjenerali i njohur dhe një ndër figurat më të respektuara të periudhës së pasluftës, zhvillon një bisedë të përzemërt me Izet Mexhitin, ndërsa në anën tjetër sot, Hazbi Lika, një prej personaliteteve me peshë të madhe në strukturat e ish-UÇK-së dhe në zhvillimet politike pas konfliktit të vitit 2001, u pa duke mbështetur Bilall Kasamin në Tetovë.

Pamjet, që tashmë po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, kanë ngjallur shumë reagime në opinionin publik, duke u interpretuar si një moment historik për kampin opozitar shqiptar.

Këto sinjale vijnë në një kohë kur BDI po përballet me pakënaqësi të thella në bazë dhe me humbje të ndjeshme në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Burime nga terreni për “Zhurnal” theksojnë se ky pozicionim i Likës dhe Ostrenit nuk është i rastësishëm. Ai shihet si shenjë e qartë se strukturat e dikurshme të UÇK-së po i bashkohen vizionit të ri të përfaqësimit politik shqiptar, të udhëhequr nga koalicioni VLEN.

Koha e ndryshimit ka ardhur, dhe ajo po mbështetet edhe nga ata që dikur i dhanë shumë këtij vendi në kohë lufte e paqeje. Kjo lëvizje e befasishme përforcon bindjen se në raundin e dytë të zgjedhjeve, më 2 nëntor, valën e ndryshimit do ta udhëheqin jo vetëm qytetarët e zhgënjyer, por edhe figurat simbol të luftës dhe të rezistencës kombëtare.

Me këtë mbështetje, VLEN po hyn në fazën përmbyllëse të garës me një energji të re, duke u shndërruar në një forcë të gjerë gjithëpërfshirëse, që bashkon qytetarët dhe idealet për barazi, dinjitet dhe zhvillim të vërtetë.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Next Article Moti sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?