By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Sport

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

admin
Last updated: 22/11/2024 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda kanë dhënë opinionet e tyre mbi përballjen me Islandën në ndeshjen ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot (e premte) shorti për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën.

Dy ndeshjet vendimtare për promovimin në Ligën B do të zhvillohen më 20 mars dhe 23 mars 2025.

I pari i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi shortin si korrekt dhe pret që kësaj radhe Kosova të tregohet më e suksesshme se sa Islanda.

“Shorti e konsideroj korrekt edhe pse me Islandën i kemi zhvilluar dy ndeshje, të dyja i kemi humbur, por tashmë është një format tjetër i ekipit tonë dhe unë vetëm uroj që futobllistët tonë të jenë me kondicion të mirë dhe shëndet të mirë, mos të ketë të lënduar dhe sigurisht as të dënuar me kartonë”, ka thënë fillimisht Ademi pas shortit.

“Shpresoj dhe besoj që në mars do të fillojmë me fitore në ndeshjen e parë dhe sigurisht do të shkojmë tashmë vetëm për fitore sepse këto janë kualifikuese dhe ekipi që do të fitojë do të shkoj më tej”.

“Mendoj se Kosova ka ekip dhe potencial për të shkuar më tej”, përfundoi kryetari i FFK-së.

Ndërkaq, përzgjedhësi Franco Foda shprehu optimizmin e tij për këtë përballje edhe pse sipas tij shanset janë të barabarta.

“Nuk kishim asnjë ndikim në shortin e hedhur. Por, tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë në Islandë dhe Islanda ka një skuadër të fortë. Por edhe ne, me kombëtaren tonë, jemi aktualisht në një formë shumë të mirë, në gjendje shumë të mirë”.

“Mendoj se shanset janë 50-50 dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Grupin B”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës. 

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndahet çmimi “22 nëntori” për Avzi Mustafën dhe Afrim Osmanin
Next Article Mexhiti: Gjuha është përcaktuesi themelor i tërësisë shqiptare, që kalon kufijtë politikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?