By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndahet çmimi “22 nëntori” për Avzi Mustafën dhe Afrim Osmanin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndahet çmimi “22 nëntori” për Avzi Mustafën dhe Afrim Osmanin
Maqedoni

Ndahet çmimi “22 nëntori” për Avzi Mustafën dhe Afrim Osmanin

admin
Last updated: 22/11/2024 14:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Profesorët Avzi Mustafa dhe Afrim Osmani sot morën çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2024. Ky çmim jepet në shenjë mirënjohjeje për njerëzit nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në vend.

Çmimi u është ndarë në Kuvend, ndërsa vendimi është marrë nga Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori”.

Prof. Dr. Avzi Mustafa, me rastin e marrjes së çmimit, sot deklaroi se kjo mirënjohje është shumë domethënëse për të, por edhe emocionale, sepse ndahet në ditën kur u miratua alfabeti i shqipes. Ai shprehu shqetësimin për mbrojtjen e pamjaftueshme të gjuhëve amtare.

Sipas tij, pikërisht kjo situatë duhet të shkaktojë një “urgjencë” gjuhësore që është ajo që duhet të bëjmë në të ardhmen për të mbrojtur gjuhën amtare.

Për pedagogun prof. Dr.Afrim Osmani, është privilegj, por edhe përgjegjësi të jesh fitues i çmimit “22 Nëntori”.

“Është nder dhe kënaqësi që jam fitues i çmimit “22 Nëntori”, i cili i kushtohet festës së alfabetit të gjuhës shqipe. Vërtet, ky është sa privilegj aq edhe përgjegjësi, ndaj është edhe motiv edhe nxitje për të vazhduar më tej me veprimtarinë kërkimore-shkencore, veçanërisht në fushën e drejtësisë, por edhe në fushën ku jam aktiv, pra ekologjinë, gjegjësisht mjedisin jetësor”, tha Osmani.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror
Next Article Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?