By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Agon Ferati: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, një mundësi për të orientuar vëmendjen drejt së ardhmes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Agon Ferati: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, një mundësi për të orientuar vëmendjen drejt së ardhmes
Maqedoni

Agon Ferati: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, një mundësi për të orientuar vëmendjen drejt së ardhmes

admin
Last updated: 12/08/2026 12:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, theksoi rëndësinë e kësaj date jo vetëm si përvjetor i një marrëveshjeje historike, por edhe si një mundësi për të diskutuar të ardhmen e vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ferati falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që iu përgjigjën pozitivisht ftesës dhe theksoi se qëllimi i organizimit të këtij eventi është që vëmendja të orientohet përtej së kaluarës, drejt sfidave dhe mundësive që e presin shoqërinë.

“Ky takim nuk është vetëm për të shënuar 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Është një mundësi për ta orientuar vëmendjen tonë drejt së ardhmes – drejt forcimit të shtetit të së drejtës, zhvillimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe, veçanërisht, drejt ndërtimit të kapaciteteve dhe krijimit të më shumë mundësive për rininë”, tha Ferati.

Sipas tij, rinia përbën resursin më të madh të vendit dhe faktor kyç për ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar, më të qëndrueshme dhe me standard më të lartë jetese.

Ferati u shpreh se përmes diskutimit të hapur dhe konstruktiv mund të kontribuohet në rritjen e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

“Një dialog i tillë, i hapur dhe konstruktiv, do të ishte një mesazh i fuqishëm për opinionin publik dhe një gur themeli për ndërtimin e kapaciteteve të brendshme për një kulturë të re të dialogut politik dhe shoqëror”, theksoi ministri.

Duke folur për organizimin e manifestimit, Ferati vuri në dukje se eventi është realizuar në një periudhë të shkurtër kohore, duke falënderuar ekipin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për angazhimin.

“Nuk ishte e lehtë. Por, për vetëm 20 ditë në detyrë, arritëm që, së bashku me ekipin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, të organizojmë këtë event gjithëpërfshirës”, tha ai.

Në panelin e organizuar për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit morën pjesë profesorë universitarë, ekspertë të fushave të ndryshme, ish-diplomatë, politikanë, gazetarë eminentë, si dhe përfaqësues të fondacioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ferati theksoi se pikërisht kjo shumëllojshmëri e zërave i jep vlerë diskutimit dhe krijon hapësirë për një debat më gjithëpërfshirës mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në vend.

Në fund të fjalës së tij, ministri Ferati falënderoi pjesëmarrësit për praninë, kohën dhe kontributin e tyre, duke shprehur shpresën se diskutimi do të prodhojë ide konkrete për hapat që duhet të ndërmerren në vitet e ardhshme.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SHBA dhe Irani bien dakord të zgjasin armëpushimin 60-ditor
Next Article MF: 2.9 milionë euro për investimet e kompanive, mbështetje e re për ekonominë nga huaja hungareze
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?