By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ahmeti flet për ushtarë e ndarje vetëm kur ka zor!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Ahmeti flet për ushtarë e ndarje vetëm kur ka zor!
EditorialOpinione

Ahmeti flet për ushtarë e ndarje vetëm kur ka zor!

admin
Last updated: 03/09/2025 11:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duket se çdoherë kur e ka punën ngushtë, flet për luftëra, për ushtarë, për ndarje, për unitet, për sovranitet, për gjeopolitikë e për ndjenja kombëtare e identitare. Së fundmi, duke parë se nuk e ka Çairin e mbushur si përpara që e prsite me krahë të hapur, Ahmeti tha se po të donte do ta ndante Maqedoninë në vitin 2001, shkruan “Zhurnal.mk”.

Gjatë fjalimit në Çair, Ahmeti foli për akuzat që po sajohen, siç thotë ai, nga disa politikanë dhe politikat e tyre, se shqiptarët duan ta ndajnë Maqedoninë e Veriut. “Nëse shqiptarët do të donin ta ndanin Maqedoninë, do ta kishin bërë këtë me pesëmbëdhjetë mijë ushtarë të armatosur”, foli para masës së grumbulluar në një restorant në Çair.

Kësaj radhe nuk i shkrepi patriotizmi siç dinte të bënte herrave të kaluara.

Populli e ka kuptuar se Ahmeti duket se po përpiqet të përdorë patriotizmin si një mjet për të mbuluar humbjen e tij politike. Kjo është një strategji që shpesh e kemi ndjerë në politikë, ku liderët përpiqen të mobilizojnë ndjenjat kombëtare për të fituar mbështetje.

Nëse ai po e kthen patriotizmin në një “laraman”, mund të nënkuptojë se po e bën atë më shumë për qëllime personale ose për të mashtruar, sesa për të ndihmuar vendin. Kjo mund të çojë në polemika dhe ndasi mes elektoratit, ose humbjen totale politike.

Pyetja tjetër që shtrohet “pse për 23 vjet pushtet, nuk e beri ‘shtet unitar’ Maqedoninë, por i lejoi maqedonasit të burgosin shqiptarët e pafajshëm, siç sihte rasti ‘Monstra”, e shumë të tjera…!? “

Kanë kaluar 24 vite nga lufta e 2001 dhe deklaratat e tilla thuajse janë absurde të përmenden, kur dihet qartë se të rinjtë po kërkojnë zhvillim dhe jo fjalë boshe. Të rinjtë po kërkojnë mundësi për të funksionuar të lirë dhe jo të nënçmohen. Shqiptarët nuk po kërkojnë më lëmoshë e një vend pune, sepse e kanë parë se punësimi partiak ua ka shkatërruar të ardhmen.

Ahmeti nuk mund të flasë për patriotizëm dhe shtet ku shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat sepse nuk arriti të përmbyllë për 23 vite Marrëveshjen e Ohrit, e lejoi që gjuha shqipe të bëhet objekt tallje nga maqedonasit, ndërsa shqiptarët të shiheshin si “mish për top”. Çdoherë kur kishin nevojë për fajtorë, shqiptrarët konsideroheshin si “goma rezervë” që ishin fajtorë për gjithçka, prandaj ua veshën shumë raste e akuza të paqena.

Ahmeti dhe partia e tij, duke luajtur me ndjenjat kombëtare e flamurin “kuq e zi”, e lejuan që ky flamur të jetë gjysmak karshi atij maqedonas, ndërsa shqiptarët të mund të flasin e shkruajnë shqip vetëm atje ku do i lejojnë maqedonasit, por jo edhe në gjithë territorin e këtij shteti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mëkatet janë shumë të mëdha, sa të lahen vetëm me fjalë boshe!, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Editorial / Si e legjitimoi Taravari VMRO-në që tani e akuzon!

Ali Ahmeti iu drejtohet maqedonasve: Shqiptarët janë për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë

Portale “partiake”! A po e bën të njëjtin gabim VLEN-i siç e bëri BDI-ja?

Përveç rrugëve të investohet në shëndetësi – spitalet publike si në mesjetë!

Nëse MPJ nuk i emëron ambasadorët para zgjedhjeve lokale, shumë ambasada për një vit do të jenë pa ambasador!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article PL: Inceneratori i Tiranës inekzistent, organet e drejtësisë të hetojnë pa vonesë
Next Article BE-ja: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të dialogut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?