By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ahmeti për 7 Marsin: Misionarët e arsimit mbajtën të ndezur flakadanin e dijes dhe kulturës tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ahmeti për 7 Marsin: Misionarët e arsimit mbajtën të ndezur flakadanin e dijes dhe kulturës tonë
Maqedoni

Ahmeti për 7 Marsin: Misionarët e arsimit mbajtën të ndezur flakadanin e dijes dhe kulturës tonë

admin
Last updated: 07/03/2025 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, urim ka dërguar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Më poshtë po e përcjellim urimin e plotë:

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit,dëshiroj t’u uroj nga zemra të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona për kontributin e madh që ata japin në formimin dhe edukimin e brezave të rinj. Ky është një moment i veçantë për të nderuar ata që me përkushtim dhe sakrificë mbajnë peshën e arsimit dhe dijes, duke kontribuar në forcimin e identitetit tonë kombëtar.
Sot, dhe çdo ditë, kujtojmë misionarët e arsimit në gjuhën tonë amtare, ata që mbajtën të ndezur flakadanin e dijes, dhe me këtë veprim ruajtën kulturën dhe traditat tona nga rreziku i asimilimit. Ata janë ata që e bënë të mundur që gjuha jonë e bukur të vazhdojë të jetojë dhe të zhvillohet, duke formuar shtyllat e arsimit dhe të identitetit tonë kombëtar.
Duke shënuar përvjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë në Korçë, le të reflektojmë mbi rëndësinë dhe vlerën e shkollave shqipe, të cilat janë përhapur gjithandej vendit dhe kanë kontribuar në përhapjen e dijes dhe ruajtjen e gjuhës tonë. Po ashtu, të kujtojmë me krenari të tria universitetet tona kombëtare, të cilat sot janë fole të padiskutueshme të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë sonë.
Në këtë ditë, le të bashkohemi për të nderuar çdo mësues dhe mësuese, dhe të falënderojmë ata për përkushtimin e tyre të palodhur. Gëzuar 7 Marsin! E përjetshme qoftë gjuha jonë e bukur dhe arsimi ynë!

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami uroi 7 Marsin: Jemi të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit në të gjitha shkollat
Next Article Janevska e vendosur për zbatimin e mësimit vetëm me një turn

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?