By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ai pritet të jetë Sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ai pritet të jetë Sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?
Maqedoni

Ai pritet të jetë Sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

admin
Last updated: 12/11/2024 12:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump pritet të zgjedhë senatorin amerikan Marco Rubio si sekretar i ri i Shtetit i SHBA-së.

Kjo gjë është raportuar nga disa media botërore, sipas të cilave, presidenti i ri Donald Trump, pritet ti japë atij besimin për këtë post të lartë.

Kjo do ta bënte politikanin e lindur në Florida të parin latino-amerikan që do të shërbejë si kryediplomati amerikan sapo presidenti i zgjedhur republikan të marrë detyrën në janar.

Por kush është Rubio dhe cilat kanë qenë qëndrimet e tij për Kosovën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili gjatë disa viteve të fundit ka zbutur disa nga qëndrimet e tij për t’u lidhur më ngushtë me pikëpamjet e Trump.

Dhe teksa kriza e Ukrainës do të jetë kryesore në agjendën e tij, Rubio, 53 vjeç, ka thënë në intervistat e fundit se Ukraina duhet të kërkojë një zgjidhje të negociuar me Rusinë në vend që të fokusohet në rifitimin e të gjithë territorit që Rusia ka marrë në dekadën e fundit.

Ai ishte gjithashtu një nga 15 senatorët republikanë që votuan kundër një pakete ndihme ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, të miratuar në prill.

“Unë nuk jam në anën e Rusisë – por fatkeqësisht realiteti është se mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është me një zgjidhje të negociuar”, kishte thënë Rubio për NBC në shtator.

Ai është i lindur në Miami nga emigrantë kubanë dhe thuhet se mori një diplomë të shkencave politike nga Universiteti i Floridës në 1993.

Po “marrëdhëniet” e tij me Kosovën?

Ndonëse ka vite që është pjesë e politikës amerikane, ai ka pak raste kur “ka shprehur” qëndrimet e tij rreth Kosovës.

Në këtë drejtim, në një postim në Twitter në shkurt të vitit 2021, ai kishte folur për njohjen e Kosovës, nga Izraeli, me ndërmjetësim të presidencës së parë të Trump.

“Senatori Rubio përshëndet Izraelin dhe Kosovën për themelimin e raporteve diplomatike. Ky është hap i rëndësishëm për të dyja shtetet si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, kishte shkruar Rubio, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë në një fjalim të publikuar më 13 shtator 2011, Rubio kishte folur për rolin e Amerikës në botë – duke përmendur edhe ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Ballkan.

“Forcat e armatosura amerikane kanë qenë një nga forcat më të mëdha të botës në shekullin e shkuar. Ato e ndalën nazizmin dhe komunizmin dhe djaj të tjerë si spastrimin etnik nga serbët. Ato ndihmuan lindjen e demokracive nga Gjermania deri në Irak. Kanë bërë ndihma e kanë kryer misione të panumërta për shtetin tonë”, ishte shprehur ai.

Veç këtyre, në vitin 2018, Rubio ka pasur takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një njoftim ishte bërë e ditur se presidenti Thaçi është takuar me senatorin Ron Johnson, me të cilin ka biseduar lidhur me mundësitë e thellimi të bashkëpunimit.

“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, ishte thënë në një njoftim të Presidencës së Kosovës, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Next Article Me pranga në duar të mbuluara me xhaketë, Ilir Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar në Komision e Sterilizimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?