By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akoma nuk dihet nëse janë plotësuar të gjitha vendet e lira në konviktet studentore të parapara me konkurs
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Akoma nuk dihet nëse janë plotësuar të gjitha vendet e lira në konviktet studentore të parapara me konkurs
Maqedoni

Akoma nuk dihet nëse janë plotësuar të gjitha vendet e lira në konviktet studentore të parapara me konkurs

admin
Last updated: 05/10/2025 14:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Javën që vjen përfundimisht do të bëhet e ditur nëse janë plotësuar të gjitha 4.264 vendet e lira në konviktet studentore. Nga Ministria e Arsimit informuan për Alsat se studentët e pranuar duhet të nënshkruajnë kontratën nëse do të akomodohen në kushtet ekzistuese që kanë konviktet. Disa nga studentët me të cilët bisedoi Alsat refuzojnë që vitet e studimeve t’i kalojnë në këto konvikte për shkak të kushteve jo të përshtatshme për mësim dhe banim.

Anketë me student

“Nuk jam në konviktin e studentëve, jam në banesë”

“Do të vendosem në banesë private. Për shkak të kushteve dhe kam më shumë liri. Do të kem edhe një shoqe”.

“Konviktet studentore në Maqedoni janë për askund. Është mëkat që studentët të mësojnë në mjedise kaq të degraduara që nuk janë vërtet njerëzore”.

Nga Konvikti Shtetëror Shkup thanë se asnjë student nuk do të mbetet në rrugë nëse plotëson kushtet për tu pranuar. Mirëpo, sipas drejtuesve të këtij konvikti, të gjithë dëshirojnë të vendosen në konviktin “Goce Dellçev” për shkak të kushteve më të mira. Shuma mujore që paguajnë studentët është rreth 3.500 denarë.

“Diku 3.400 ose 3.500 denarë në muaj, që nuk janë të mjaftueshme, por Ministria na vjen në ndihmë dhe kur kemi disa probleme financiare, na ndihmon t’i tejkalojmë ato. Shpresojmë që vitin tjetër ligji të ndryshojë dhe që pjesa financiare e konvikteve të përmirësohet në mënyrë që të mund të funksionojmë pa pritur ndihmë nga Ministria. Barra jonë më e madhe janë shërbimet. Kemi fatura shumë të larta për energji elektrike, ngrohje dhe ujë, dhe ministria na ka ndihmuar në këtë fushë”, tha Aleksandar Karovski, drejtor i Konviktit Shtetëror të Studentëve-Shkup.

Sipas konkursit, në konviktet studentore në Shkup, Shtip, Manastir, Tetovë, Ohër dhe Prilep janë të lira gjithsej 4.264 vende. Nga këto, 851 vende janë të destinuara për studentë të vitit të parë, ndërsa 3.413 për studentë në vitet e larta. Për shkak të rindërtimit që është në vazhdim, konviktet studentore “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Stiv Naumov” në Shkup mbeten të mbyllura, me njoftimin se do të pranojnë studentë nga semestri i dytë./Alsat.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Edhe përkundër gjobave të vazhdueshme, vozitësit e pakujdesshëm vazhdojnë të bllokojnë rrugët
Next Article Edhe kryetarët e ardhshëm të komunave do të shpëtojnë nga “përgjegjësia” apo shkarkimi përmes referendumit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?