By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Al Nassr në bisedime të avancuara për ta emëruar në stol ish-trajnerin e Milanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Al Nassr në bisedime të avancuara për ta emëruar në stol ish-trajnerin e Milanit
Sport

Al Nassr në bisedime të avancuara për ta emëruar në stol ish-trajnerin e Milanit

admin
Last updated: 17/09/2024 10:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Cristiano Ronaldo raportohet se mund të stërvitet nga Stefano Pioli tek Al Nassr, pasi kalimi i ish-trajnerit të Milanit tek Al Ittihadi ka dështuar.

Në fillim të afatit kalimtar veror, Pioli dukej se ishte shumë afër kalimit tek Al Ittihadi pas shkarkimit nga Milani.

Marrëveshja e cila ishte fare pranë finalizimit, përfshinte një kontratë luksoze në vlerë prej 10 milionë eurosh në vit, së bashku me bonuset.

Sidoqoftë, teksa negociatat kishin avancuar, lëvizja dështoi papritur, gjë e cila lejoi Al Nassr që ta shfrytëzojë situatën.

Pioli tashmë është kandidati kryesor për të zëvendësuar Luis Castron, duke lënë mbrapa në garë kandidatë të tjerë si Sergio Conceicao.

Pozita e Castros tek klubi arab raportohet se ka qenë në rrezik serioz për shkak të rezultateve të përziera në këtë start të sezonit.

Al Nassr pësoi disfatë në finale të Superkupës ndaj rivalit Al Hilalit me rezultat të thellë 4-1, ndërsa lëshuan pikë edhe në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Al Raed.

“Negociatat po vazhdojnë mes Al Nassr dhe Stefano Piolit si trajneri i ri. Bisedimet po vazhdojnë pasi dështoi marrëveshja me Al Ittihadin, ai është kandidati kryesor nëse Al Nassr vendos ta shkarkojë Luis Castron”, ka shkruar Fabrizio Romano në X.

Në rast se Pioli përfundon tek klubi arab kjo do të lehtësonte një barrë tejet të madhe financiare edhe për Milanin, pasi ‘Rossonerët’ janë të lidhur me kontratë me italianin deri në vitin 2025 dhe ai ka një pagë vjetore prej katër milionë eurosh.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Ribashkimi dhe trashëgimia kulturore gjatë Festës së Mesvjeshtës”
Next Article Kosova dhe Gjermania diskutojnë çështjet sociale, shqetësuese largimi i infermierëve dhe mjekëve në shtetet e BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?