By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarm për bombë në një avion pasagjerësh/ Fluturimi Dublin Romë devijohet drejt një baze ushtarake në Francë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Alarm për bombë në një avion pasagjerësh/ Fluturimi Dublin Romë devijohet drejt një baze ushtarake në Francë
Bota

Alarm për bombë në një avion pasagjerësh/ Fluturimi Dublin Romë devijohet drejt një baze ushtarake në Francë

admin
Last updated: 05/11/2026 18:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një valë kërcënimesh me bombë ka vënë në alarm disa aeroporte në Evropë këtë të enjte, duke shkaktuar devijimin e disa fluturimeve dhe aktivizimin e masave të sigurisë. Në disa raste, avionët janë shoqëruar edhe nga mjete ushtarake deri në uljen e sigurt.

Një nga incidentet u regjistrua në një fluturim të kompanisë Aer Lingus, nga Dublini drejt Romës. Pas një kërcënimi të dyshuar me bombë, avioni u devijua drejt qytetit Évreux në Francë, ku u ul i sigurt nën shoqërimin e avionëve ushtarakë francezë.

Në bord ndodheshin 151 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan. Ndërkohë, ekipet e specializuara kryen kontrollet për praninë e mundshme të lëndëve shpërthyese.

Kërcënime të ngjashme u raportuan edhe ndaj disa fluturimeve të tjera me destinacion Romën, si dhe ndaj një avioni të nisur nga Milano. Një tjetër fluturim nga Helsinki drejt kryeqytetit italian u ul pa probleme, nën shoqërimin e avionëve luftarakë italianë.

Ndërkohë, kompania finlandeze Finnair konfirmoi një kërcënim me bombë ndaj një fluturimi nga Helsinki drejt Vjenës.

Edhe Në Republikën Çeke, policia raportoi kërcënime ndaj katër fluturimeve me destinacion Pragën, duke aktivizuar procedurat përkatëse të sigurisë.

Kjo valë alarmesh vjen vetëm dy ditë pas një serie tjetër kërcënimesh, që prekën rreth 10 fluturime në Evropë, duke shkaktuar edhe mbylljen e përkohshme të një aeroporti në Varshavë dhe ngritjen në ajër të avionëve ushtarakë në Itali.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 5 raste me sëmundjen e fruthit, apel që vaksinimi të realizohet sipas kalendarit
Next Article Shtrenjtimi i ushqimeve në BE, disa vende regjistrojnë rritje rekord
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?