By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtrenjtimi i ushqimeve në BE, disa vende regjistrojnë rritje rekord
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shtrenjtimi i ushqimeve në BE, disa vende regjistrojnë rritje rekord
BotaMaqedoniTOP LAJM

Shtrenjtimi i ushqimeve në BE, disa vende regjistrojnë rritje rekord

admin
Last updated: 05/11/2026 19:21
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 5 nëntor argument.mk/ – Çmimet e ushqimeve në Evropë kanë shënuar rritje të moderuar gjatë këtij viti, por produktet e freskëta po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, duke rënduar buxhetet familjare, sipas “Euronews”.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, në tetor çmimet e ushqimeve të papërpunuara në Eurozonë u rritën me 4,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga 2,7% që ishte rritja në gusht.

Në Francë, produktet e freskëta u shtrenjtuan me 8% në bazë vjetore, ndërsa në Itali rritja e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara arriti në 7,5% gjatë tetorit, nga 5,5% në shtator.

Italia është ndër rastet më të dukshme të kësaj tendence. Situata u rëndua edhe nga bllokimi i rrugëve dhe porteve në jug të vendit për rreth dy javë, për shkak të protestave të shoferëve të kamionëve kundër kostos së lartë të naftës.

Ndërprerjet e furnizimeve shkaktuan boshatisjen e rafteve në disa dyqane në rajonet si, Kampania, Pulia dhe Kalabria, ku mungesat e produkteve përfshinë, mishin, qumështin e freskët, frutat dhe ujin e ambalazhuar.

Qiproja kryeson rritjen e çmimeve në BE

Të dhënat e shtatorit, të cilat përfshijnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë se Qiproja regjistroi rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me 4% krahasuar me një vit më parë.

Pas saj renditen Spanja me 2,7%, Rumania me 2,6%, Malta me 2,5% dhe Portugalia me 2,4%.

Në të kundërt, në 14 nga 27 vendet e BE-së, çmimet e ushqimeve rezultuan më të ulëta se një vit më parë.

Rënia më e madhe u regjistrua në Suedi, me 6,3%. Kjo lidhet me përgjysmimin e TVSH-së për ushqimet, nga 12% në 6%, masë që hyri në fuqi më 1 prill dhe do të zbatohet deri në fund të vitit 2027.

Ulja të çmimeve u regjistruan gjithashtu në Letoni, Hungari dhe Çeki, ku rënia varioi nga 3,8% në 4,8%.

Ushqimet në BE janë shtrenjtuar me rreth një të tretën në pesë vjet

Megjithëse rritja aktuale është më e moderuar, çmimet e ushqimeve kanë pësuar një shtrenjtim të konsiderueshëm në vitet e fundit.
Krahasuar me shtatorin 2021, ushqimet në Bashkimin Evropian janë shtrenjtuar me rreth 33%.

Rritja më e madhe është regjistruar në Hungari, ku çmimet janë rritur me më shumë se 50%. Një shtrenjtim i ngjashëm, mbi 50%, është regjistruar edhe në Bullgari, Estoni dhe Rumani.

Në Luksemburg, Suedi dhe Francë, rritja gjatë kësaj periudhe ka qenë më e kufizuar, rreth 25%.

Sipas analizës, vendet e Evropës Lindore janë ndër më të prekura nga rritja afatgjatë e çmimeve, pasi ushqimet zënë një pjesë më të madhe të shpenzimeve familjare.

Rritja e kostove të energjisë ndikon edhe tek ushqimet

Inflacioni në Eurozonë arriti në 4% në tetor, nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet, sipas të dhënave paraprake të Eurostat-it.

Nxitësi kryesor ishte energjia, çmimet e së cilës, përfshirë karburantet, energjinë elektrike dhe ngrohjen, u rritën me 20,8% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, ushqimet, pijet alkoolike dhe duhani u shtrenjtuan me 1,6%.

Rritja e kostove të energjisë ndikon drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve ushqimore, pasi makineritë bujqësore përdorin naftë, serrat kanë nevojë për ngrohje dhe transporti i produkteve kërkon karburant.

Produktet e freskëta janë veçanërisht të ndjeshme ndaj këtyre kostove, pasi nuk mund të ruhen për periudha të gjata në magazina.

Ekonomistët parashikojnë që inflacioni të vijojë të rritet në muajt e ardhshëm.

Sipas parashikimeve të “Pantheon Macroeconomics”, inflacioni në Eurozonë mund të arrijë kulmin në 4,5% gjatë janarit, ndërsa pritet që Banka Qendrore Evropiane (BQE) të rrisë normat e interesit në dhjetor.

Rritja e çmimeve të ushqimeve pritet të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi buxhetet familjare, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur shtohen edhe shpenzimet për ngrohjen. /atsh

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm për bombë në një avion pasagjerësh/ Fluturimi Dublin Romë devijohet drejt një baze ushtarake në Francë
Next Article Aleanca për Shqiptarët zgjodhi udhëheqësinë e re në Çuçer Sandevë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?