Shkup, 01 tetor, argument.mk/ – Revizioni shtetëror ka zbuluar një sërë dobësish në funksionimin e sistemit shëndetësor “Termini im”, nga mirëmbajtja dhe kontrollet deri te siguria e të dhënave personale.
Nga janari 2021 deri në prill 2026, sistemi ka funksionuar gjithsej 738 ditë pa kontratë mirëmbajtjeje, ose 37,9% të periudhës së analizuar. Për mirëmbajtjen e tij dhe sistemeve të tjera shëndetësore janë shpenzuar rreth 5,42 milionë euro.
Revizorët kanë konstatuar gjithashtu mungesë të theksuar të stafit në Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, ku janë plotësuar vetëm 29% e vendeve të punës, si dhe mangësi në kontrollin e qasjes, monitorimin e aktiviteteve dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive.
Probleme janë evidentuar edhe me kontrollet në institucionet shëndetësore. Në vitin 2023 u realizuan vetëm 24 nga 62 kontrollet e planifikuara, ndërsa për vitet 2024–2026 nuk ishin miratuar plane vjetore.
Revizioni rekomandon mirëmbajtje të vazhdueshme, forcimin e sigurisë së sistemit dhe mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe kontrolle më efektive.

