By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Albesa Raman: Mbishkrimi në Parkun “Oaza” në Butel nuk e zgjidh problemin, BDI la zgjidhje gjysmake
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Albesa Raman: Mbishkrimi në Parkun “Oaza” në Butel nuk e zgjidh problemin, BDI la zgjidhje gjysmake
Maqedoni

Albesa Raman: Mbishkrimi në Parkun “Oaza” në Butel nuk e zgjidh problemin, BDI la zgjidhje gjysmake

admin
Last updated: 28/11/2026 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Këshilltarja e VLEN-it në Komunën e Butelit, Albesa Raman, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se vendosja e mbishkrimit në gjuhën shqipe në Parkun “Oaza” nga qytetarët nuk mund ta zëvendësojë detyrimin e institucioneve.

Raman ka përshëndetur iniciativën qytetare dhe ka shprehur mbështetjen për çdo nismë që synon zgjidhjen e problemit, por ka theksuar se përgjegjësia për zbatimin e ligjit u takon institucioneve kompetente.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën se si BDI gjatë kohës sa ka qenë në pozita vendimmarrëse i ka trajtuar çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe, duke lënë pas, sipas saj, zgjidhje gjysmake dhe probleme të pazgjidhura.
“Ne nuk pranojmë që gabimet dhe lëshimet e së kaluarës të vazhdojnë të prodhojnë pasoja edhe sot. Vendosja e mbishkrimit në shqip në Parkun ‘Oaza’ nga qytetarët nuk e zgjidh problemin dhe nuk e zëvendëson detyrimin ligjor të institucioneve”, ka deklaruar Raman.

Ajo ka kërkuar që Ligji për përdorimin e gjuhëve të zbatohet plotësisht në mbishkrimet publike, dokumentacionin zyrtar, komunikimin institucional dhe të gjitha shërbimet komunale.

“Nuk kërkojmë privilegje, por zbatimin e ligjit, barazi dhe trajtim të drejtë të qytetarëve. Respektimi i gjuhës shqipe nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor”, ka theksuar këshilltarja e VLEN-it.

Raman ka paralajmëruar se këshilltarët e VLEN-it në Butel do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe zbatim të plotë të ligjit, duke kundërshtuar çdo zgjidhje të pjesshme për të drejtat gjuhësore të shqiptarëve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peleshi pret homologun moldav, diskutime për integrimin europian dhe forcimin e bashkëpunimit
Next Article Rama dhe Gashi përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare VI, tërësisht të renovuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?