By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aleanca për Shqiptarët për vizitën e von der Leyen: Nuk ka hapësirë për humbje të re kohe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aleanca për Shqiptarët për vizitën e von der Leyen: Nuk ka hapësirë për humbje të re kohe
Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët për vizitën e von der Leyen: Nuk ka hapësirë për humbje të re kohe

admin
Last updated: 02/10/2026 15:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup,, 2 tetor, argument.mk/ – Vizita e sotme e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup edhe më qartë e konfirmoi atë që Aleanca për Shqiptarët e kishte thënë para ardhjes së saj. Momenti duhet të shfrytëzohet dhe vendi duhet të ecë përpara, njoftuan nga partia.

“Mesazhi i sotëm nga Brukseli ishte i qartë dhe konkret. Për hapjen e klasterit të parë të negociatave mbetet edhe një hap kyç – debllokimi i procesit të integrimit evropian përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe pas debllokimit të procesit vendi do ta marrë edhe planin e veprimit për fazën e ardhshme. Pra, zgjidhja ekziston. Ajo që mungon është vetëm vullneti politik. Në të njëjtën kohë, vendet fqinje po përparojnë, hapin dhe mbyllin kapituj dhe vendosin afate gjithnjë e më konkrete për rrugën e tyre evropiane. Procesi i zgjerimit është në lëvizje dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të mbetet jashtë këtij momentumi”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Partia vlerëson se pas vizitës së sotme nuk ka më hapësirë për humbje të re kohe.

“Dialogu duhet të vazhdojë, çështjet e hapura duhet të zgjidhen, ndërsa detyrimet e marra duhet të trajtohen me përgjegjësi politike dhe institucionale. Pozitive është që dialogu me vendet fqinje vazhdon. Por dialogu duhet të prodhojë rezultate, jo cikël të ri pritjeje. Qytetarët e këtij vendi kanë pritur mjaftueshëm. Nëse pas debllokimit na pret plan i qartë veprimi dhe fazë e re e negociatave, atëherë prioritet duhet të jetë pikërisht debllokimi i procesit. Maqedonisë së Veriut nuk i duhet edhe një vit i humbur. I duhen vendime, reforma dhe perspektivë evropiane që më në fund do të shndërrohet në proces real. Evropa po lëviz. Rajoni po lëviz. Është koha të lëvizim edhe ne”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janev nga Prilepi: Miti për të paprekshmit ra, janë dorëzuar kallëzime kundër 21 personave pas aksionit të madh kundër drogës dhe krimit
Next Article Minçev në vizitë në Shkollën Kombëtare italiane për Administratë Publike: Fokus te Akademia e re dhe bashkëpunimi me SNA
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?