By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ali Ahmeti përkujton 62-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajçevcit: Simbol i rezistencës dhe i flamurit kombëtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ali Ahmeti përkujton 62-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajçevcit: Simbol i rezistencës dhe i flamurit kombëtar
Maqedoni

Ali Ahmeti përkujton 62-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajçevcit: Simbol i rezistencës dhe i flamurit kombëtar

admin
Last updated: 17/08/2026 14:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përkujtuar 62-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të njohur kombëtar Fazli Grajçevci, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij në mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve, përcjell Zhurnal.mk.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti theksoi se Fazli Grajçevci ishte një ndër figurat më të shquara të rezistencës kombëtare shqiptare, i cili jetën ia kushtoi idealeve të lirisë, gjuhës dhe identitetit kombëtar.

“Teksa shënojmë 62-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fazli Grajçevcit (1935–1964), kujtojmë me nderim plejadën e veprimtarëve kombëtarë që sakrifikuan lirinë dhe jetën e tyre për flamurin, gjuhën, identitetin dhe çështjen kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Ai rikujtoi se Grajçevci, i njohur edhe si “simboli i flamurit”, u arrestua në vitin 1964 nga policia sekrete jugosllave dhe, pas 14 ditësh torturash, ndërroi jetë në burgun e Prishtinës më 17 gusht të atij viti.

Sipas Ahmetit, sakrifica e Fazli Grajçevcit mbetet pjesë e pandashme e kujtesës kombëtare dhe dëshmi e çmimit të lartë që shumë veprimtarë shqiptarë paguan për lirinë dhe të drejtat kombëtare.

“Lavdi jetës dhe veprës së Fazli Grajçevcit”, ka përfunduar Ahmeti në mesazhin e tij përkujtimor.

Fazli Grajçevci konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë, ndërsa veprimtaria dhe sakrifica e tij vazhdojnë të kujtohen si simbol i qëndresës për liri dhe identitet kombëtar. (Zhurnal.mk)

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Misajllovski: U përkulemi luftëtarëve të cilët dhanë jetën për Maqedoninë e lirë dhe të pavarur
Next Article Real Madridi dyshoi për Rodrin, heshtja e Mourinhos ndikoi në zgjedhjen e Barcelonës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?