By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alibeaj takohet me reporteren e Shqipërisë në PE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Alibeaj takohet me reporteren e Shqipërisë në PE
Shqipëri

Alibeaj takohet me reporteren e Shqipërisë në PE

admin
Last updated: 27/03/2024 14:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi këtë të mërkurë një takim me reporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Alibeaj bën me dije se ndau me reporteren shqetësimin e PD për zbehjen e përpjekjeve të Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, veçanërisht atë të reformës zgjedhore.

Alibeaj thekson se i paraqiti Santos dhe qëndrimet e PD-së në lidhje me reformën zgjedhore ku kërkohen të adresohen rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Postimi i Alibeaj:


Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim znj. Isabel Santos reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Bashkë me znj. Santos ndamë shqetësimin për zbehjen e përpjekjeve të Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, duke u ndalur veçanërisht për Reformën Zgjedhore, e cila do të duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente, dhe të adresojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e ODHIR.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, e njoha znj. Santos mbi ecurinë, garancitë, transparencën, gjithëpërfshirjen e çdo fluksi politik brënda opozitës në mirëpërcaktimin e marrjes së vendimeve që ofronte mekanizmi i Komisionit,  i kërkuar që para dy vitesh nga Partia Demokratike.

Po ashtu i shpreha, qëndrimet dhe propozimet konkrete të Partisë Demokratike të prezantuara që në Dhjetor 2022 e më pas në Nëntor 2023, nën formën e një projektligji të depozituar në Kuvend, ku adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR mbi shitblerjen e votës, keqpërdorimit të mjeteve dhe burimeve publike në zgjedhje, etj., të shprehura në katër shtylla:

– Votë për Diasporën;


– Lista të Hapura;

- Advertisement -
Ad imageAd image


– Shqipëria një Zonë Zgjedhore;

– Votim dhe Numërim Elektronik.


Ndava shqetësimin për mungesën e vullnetit politik të dëshmuar nga ana e maxhorancës socialiste për të çuar përpara Reformën Zgjedhore në frymën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe theksova se çdo përpjekje për ta devijuar këtë proces me mjete informale, pa transparencë dhe jo gjithpërfshirëse dhe pa garanci institucionale, bie ndesh me interesin e qytetarëve shqiptarë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mbi të gjitha i shpreha Znj. Santos, qëndrimin e vendosur që Partia Demokratike ndan, në mënyrë të panegociueshme, mbi aleancën parimore me SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK dhe luftës ndaj pandëshkueshmërisë e korrupsionit, dhe një Reformë Zgjedhore në interes të qytetarëve shqiptarë e cila do të duhet të përmbyllet me transparencë, me gjithëpërfshirje, në kohë, për t’iu siguruar të gjithë qytetarëve një proces zgjedhor me standarte reale, të lira e të ndershme si nje kusht për avancimin e procesit te integrimit te Shqipërisë në BE.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hovenier: Rruga e Kosovës drejt BE-së me mirëbesim dhe zbatim të të gjitha zotimeve nga dialogu
Next Article Mourinho propozohet si trajner i klubit të Ligës Premier

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?