By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aliu në Turqi: Vizitova spitalin e qytetit Ankara – “Bilkent”, ku ishin trajtuar gjashtë nga të lënduarit në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aliu në Turqi: Vizitova spitalin e qytetit Ankara – “Bilkent”, ku ishin trajtuar gjashtë nga të lënduarit në Koçan
MaqedoniTOP LAJM

Aliu në Turqi: Vizitova spitalin e qytetit Ankara – “Bilkent”, ku ishin trajtuar gjashtë nga të lënduarit në Koçan

admin
Last updated: 27/11/2025 13:37
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ankara, 27 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Turqisë, vizitoi spitalin e qytetit Ankara – “Bilkent”, ku ishin pranuar dhe trajtuar gjashtë persona të lënduar nga ngjarja në Koçan.

Gjatë vizitës, ministri u takua me dr. Ali Emre Akgun dhe dr. Merve Akin, të cilët e informuan për të gjithë procesin e trajtimit – nga pranimi e deri te përfundimi i mjekimit të pacientëve.

“Me Republikën e Turqisë kemi një bashkëpunim shumë të mirë në fushën e shëndetësisë, dhe pikërisht ata ishin ndër të parët që ofruan ndihmë për hospitalizimin e personave të lënduar nga zjarri në Koçan. Këtu, në spitalin e qytetit Ankara “Bilkent”, u hospitalizuan gjashtë pacientë, për të cilët u sigurua trajtim i shkëlqyer nga ekipet mjekësore sipas standardeve evropiane. Me drejtuesit e spitalit diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të mëtejshëm të përvojave,” tha ministri Aliu gjatë vizitës.

Ministri Aliu shprehu mirënjohje të veçantë ndaj drejtuesve dhe ekipeve mjekësore të spitalit për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kujdesin dhe trajtimin e personave të lënduar nga tragjedia në Koçan.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi: Mbrojtja e grave është edhe obligim moral!
Next Article Zekolli-Shaqiri: Nder të ndaj mirënjohje për studentët më të dalluar të FRI-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?