By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alizoti: Akti normativ i qeverisë kufizon të drejtën e qytetarëve për të protestuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Alizoti: Akti normativ i qeverisë kufizon të drejtën e qytetarëve për të protestuar
Shqipëri

Alizoti: Akti normativ i qeverisë kufizon të drejtën e qytetarëve për të protestuar

admin
Last updated: 28/11/2026 14:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, kundërshtoi aktin normativ për tubimet, duke e cilësuar atë si një kufizim të së drejtës së qytetarëve për të protestuar dhe si një hap drejt forcimit të kontrollit policor.

Duke folur në emër të grupit parlamentar të PD-së, gjatë diskutimeve në Kuvend, Alizoti argumentoi se qytetarët shqiptarë kanë arsye të shumta për të protestuar, për shkak të problematikave ekonomike dhe sociale, si dhe situatës politike në vend.

Alizoti theksoi se protesta është një element themelor i demokracisë dhe se kufizimi i saj përmes akteve normative cenon të drejtat e qytetarëve.

“Çfarë ka qytetari në demokraci më të shenjtë se protesta? Çfarë mund t’i thoni një qytetari i cili nuk ka asgjë në jetën e tij, nuk ka punë, nuk ka arsim dhe në fund s’ka as dinjitet, dhe ai duhet të protestojë? Dhe ju i bëni akte normative për të mos protestuar”, deklaroi Alizoti.

Duke iu referuar vendimit nr. 24 të Gjykatës Kushtetuese, deputeti i PD-së tha se ky vendim përcakton se për organizimin e një proteste nuk kërkohet leje nga policia, por vetëm njoftimi i saj.

“Si mundet mbas 30 e ca vitesh që ne pretendojmë që është demokraci, nëpërmjet procedurave teknike ndalojmë qytetarin të protestojë? Pse? Se keni frikë nga protesta. Protesta e mban gjallë demokracinë”, u shpreh ai.

Alizoti ngriti shqetësime për rolin e policisë në zbatimin e aktit normativ, duke argumentuar se dispozitat e tij i japin rëndësi të tepruar ndërhyrjes dhe kontrollit policor.

“Nëse ne duam të shkojmë në Bashkimin Europian, ju e keni dhe moto dhe parrullë politike: ne shkojmë në Bashkimin Europian me demokraci, nuk shkojmë me autokraci. Dhe në të gjitha pikat e aktit normativ shikoj: policia, policia, policia”, tha Alizoti.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kimmich del në mbrojtje të Musialas dhe kritikon drejtuesit e Bayern Munichut
Next Article Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?