By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alsat / A del a s’del? – Taravari nuk po mund ta ndajë mendjen, thotë se si VLEN janë të desinkronizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Alsat / A del a s’del? – Taravari nuk po mund ta ndajë mendjen, thotë se si VLEN janë të desinkronizuar
Maqedoni

Alsat / A del a s’del? – Taravari nuk po mund ta ndajë mendjen, thotë se si VLEN janë të desinkronizuar

admin
Last updated: 01/04/2025 13:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 mars – Pavarësisht dallimeve mes krerëve të koalicionit, Arben Taravari thotë se nuk e ka ndërmend ta lëshojë qeverinë, shkruan Alsat.

Taravari në intervistën për “360 gradë” mbrëmë foli hapur për problemet brenda VLEN-it, madje tha se mungesa e koordinimit brenda tyre shihet prej 100 kilometrash.

“Jo as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie. Jo aspak”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Për përplasjet e fundit në lidhje me mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, Taravari thotë se grupet punuese të VLEN-it janë duke punuar bashkë në Parlament për të gjetur formulën e duhur.

Megjithatë, ende nuk ka një version final.

“Ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale. Një, është që të shkojmë në zgjedhje së bashku, që unë dëshiroj të jetë ashtu dhe e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale vetë, si Aleancë për Shqiptarët”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari vlerëson se 70% e shqiptarëve mendojnë se VLEN nuk funksionon mirë dhe nuk ka përfaqësim të kënaqshëm në qeveri.

Kjo, sipas tij është rezultat i mungesës së harmonizimit brenda VLEN-it.

“Kur e them prej VLEN-it, nisem çdoherë prej vetes, pastaj shkojnë tjerët. Se ka njëfarë pakënaqësie prej funksionimit të VLEN-it brenda qeverisë, ky është fakt i pamohueshëm”, theksoi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Jemi të desinkronizuar. Disi katër parti… Shiheni një parti po ka probleme, por jo katër parti. Duhet për çdo gjë të konsultohen katër kryesi, katër përfaqësues të partive dhe ky është problem që na ka bërë vështirësi këto 9 muaj derisa jemi në qeveri”, tha ndër të tjera Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kreu i ASH-së, mbrëmë deklaroi se ka kanale komunikimi me partinë opozitare BDI, duke shtuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë komunikime.

Megjithatë, partnerët e koalicionit Lëvizja Demokratike, Lëvizja BESA dhe Alternativ menjëherë reaguan me demant duke theksuar se ata nuk kanë kurrfarë kontakti me partinë e Ali Ahmetit, që sipas tyre është fajtori kryesor për statusin e shqiptarëve në vend./ Alsat.mk

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarë
Next Article Digjet vetura BMW në magjistralen Shkup-Tetovë, drejtohej nga 55 vjeçari nga Sllatina

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?