By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarë
Maqedoni

Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarë

admin
Last updated: 01/04/2025 13:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit me granata dore në objektin e postës në Zveçan.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët.

“Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, ka shkruar Sveçla.

Ai po ashtu në postimin e tij e ka bashkangjitur edhe reagimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili tha se sulmi ka elemente terroriste.

“Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025. Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Posta e Kosovës.

“Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese. Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Postës.

Për këtë shpërthim reagoi edhe kryetari i Komunës së Zveçanit duke thënë e cilësuar këtë akt si provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Top klubet angleze futen në garë, Juventusi mund ta humbas Kolo Muanin
Next Article Alsat / A del a s’del? – Taravari nuk po mund ta ndajë mendjen, thotë se si VLEN janë të desinkronizuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?