By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AIDA: Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AIDA: Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri
Shqipëri

AIDA: Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri

admin
Last updated: 27/08/2026 16:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon se mbi 19 mijë kompani me kapital 100% të huaj ose të përbashkët janë regjistruar në Shqipëri deri në korrik 2026.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri më korrik 2026 në Shqipëri operojnë 19 370 kompani me kapital të huaj ose të përbashkët, ku 16 093 janë me kapital 100% të huaj dhe 3 277 me kapital të përbashkët.

Sipas shpërndarjes gjeografike, Tirana vijon të jetë qarku me përqendrimin më të madh të kompanive aktive me kapital të huaj ose të përbashkët. Në kryeqytet operojnë 12 814 kompani, ose 66,2% e totalit. Pas Tiranës renditen Durrësi me 13,4% dhe Vlora me 7,8%.

Për sa i përket origjinës së kapitalit, kompanitë me kapital italian kanë praninë më të lartë në Shqipëri, të ndjekura nga kompanitë me origjinë nga Kosova, Turqia, Greqia dhe SHBA-ja.

Kompanitë me kapital të huaj ose të përbashkët janë të pranishme në një gamë të gjerë aktivitetesh ekonomike. Shërbimet zënë peshën më të madhe, me 41,1% të totalit, të ndjekura nga tregtia me shumicë dhe pakicë me 26%.

Ndër sektorët e tjerë me prezencë të konsiderueshme janë industria përpunuese me 9,6%, informacioni dhe komunikacioni me 8,8% dhe ndërtimi me 7,6%.

Të dhënat janë publikuar nga AIDA bazuar në informacionin e QKB-së, duke ofruar një panoramë të pranisë dhe shpërndarjes së kompanive me kapital të huaj dhe të përbashkët në ekonominë shqiptare.

You Might Also Like

Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë

Klevis Qose zhvillon takim me këshilltaren e FBI-së pranë SPAK për krimin e organizuar

Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës, procedohet Arjan Asimi në Maliq!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë
Next Article Inspektorati i Tregut i RMV-së po kontrollon nëse tregtarët e respektojnë vendimin për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?