By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasada amerikane: Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, ulje e cenueshmërisë energjetike të rajonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ambasada amerikane: Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, ulje e cenueshmërisë energjetike të rajonit
Shqipëri

Ambasada amerikane: Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, ulje e cenueshmërisë energjetike të rajonit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Shqipëria i është bashkuar nismës “Trump Peace Pipelines Framework”, në kuadër të angazhimeve për forcimin e sigurisë dhe diversifikimin energjetik në rajon.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njoftoi se ambasadori amerikan, Eric Wendt, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC).

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për uljen e cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji.

Sipas ambasadës, kjo nismë synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë e shqiptarë, duke nxitur bashkëpunimin në sektorin energjetik.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Po ashtu, në një postim të ri në rrjetet sociale, ambasada amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Skavica do të ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji për shqiptarët, një rrugë të qartë për investime të sigurta, si dhe mundësi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë”, thuhet në postim.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Është përgjegjësi e përbashkët që t’u sigurojmë fëmijëri të lumtur dhe të ardhme premtuese të gjithë fëmijëve tanë
Next Article Kumbaro: Hapet thirrja për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?