By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kumbaro: Hapet thirrja për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kumbaro: Hapet thirrja për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve
Shqipëri

Kumbaro: Hapet thirrja për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro lançoi thirrjen për projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor për vitin 2027.

Në një takim me studentë, Rektorin e Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Mark Marku, pedagogë e staf akademik, ministrja pa nga afër një laborator modern në departamentin e Arkeologjisë  dhe Trashëgimisë Kulturore, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, nga ku u bëri thirrje gjithë universiteteve publike të vendit të aplikojnë për projekte në thirrjen e shpallur rishtaz.

“Çdo vit ne hapim thirrje për të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, të cilat, mbi bazën e projekteve, mund të aplikojnë dhe të futen në një garë me njëri-tjetrin, projekte të ndryshme, për të fituar financime që shkojnë drejtpërdrejt në blerjen e pajisjeve shumë të rëndësishme për ju. Kemi dy të reja për vitin 2027. E para, për këtë program kemi një dyfishim të buxhetit. Për vitin 2027 kemi vënë 7 milionë euro në dispozicion të programit për infrastrukturën e kërkimit shkencor, në dispozicion të të gjitha universiteteve, që sigurisht shpërndahen mbi bazën e projekteve, pra ka një konkurrencë”, tha Kumbaro.

“E dyta risi, që është shumë e rëndësishme, jemi ende në nëntor të 2026 dhe përvoja e viteve të kaluara na ka treguar që, kur hapeshin këto thirrje, kur fillonte viti, pjesa e procedurave dhe burokracisë, që është e domosdoshme kur flasim për fonde publike, merrte shumë kohë dhe krijonte ngërç tek universitetet për zbatimin e tyre. Prandaj po e hapim tani, duke i bërë thirrje, këtu nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, nga Universiteti i Tiranës, të gjitha universiteteve, të gjitha departamenteve, kolegëve tuaj, studentëve dhe pedagogëve, që të aplikojnë, sepse kemi dyfishim të buxhetit këtë vit krahasuar me vitin e kaluar dhe kemi gjithë kohën përpara për t’u përgatitur”, vijoi ajo.

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha vuri theksin tek investimet në rritje për sa i përket laboratorëve bashkëkohorë në institucionet e arsimit të lartë.

“Universiteti i Tiranës, aspektin e kërkimit shkencor dhe të ndërkombëtarizimit e ka rritur në mënyrë të ndjeshme në vitet e fundit. Sot ky universitet ka shumë laboratorë që janë krijuar me financime tonat, me investime të qeverisë shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe AKKSHI, apo përmes projekteve ndërkombëtare ku ne marrim pjesë”, vuri në dukje ai.

Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Mark Marku u shpreh se synimi është që investimi në laboratorë si ky i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore të shtrihet në të gjitha departamentet. “Besojmë që duhet të transformohet i gjithë procesi i mësimdhënies duke pasur si bazë zhvillimet teknologjike”, theksoi Marku.

Më tej, gjatë vizitës në këtë fakultet, ministrja Kumbaro u ndal edhe tek investimet e bëra së fundmi në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Gjeografisë, si dhe bisedoi nga afër me studentë të degëve të ndryshme, duke u bërë me dije se me buxhetin e ri, skema e mbështetjes financiare për studentët zgjerohet edhe në ciklin master si dhe rritet në mënyrë të ndjeshme bursa për studentët nga familjet në nevojë.

“Me buxhetin e vitit 2027, studentët nga familjet në vështirësi ekonomike, përfitues të bursave, nga 10.000 lekë në muaj u shkon deri në 25.000 lekë në muaj. Nga ana tjetër, edhe për kategori të tjera të bursave mbështetja do të zgjerohet edhe në ciklin master, duke mbuluar të pesë vitet e studimeve”, përfundoi Kumbaro.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada amerikane: Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, ulje e cenueshmërisë energjetike të rajonit
Next Article Punonjësit shëndetësorë të RMV do të trajnohen në Edrene

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?