By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik
Sport

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

admin
Last updated: 08/10/2026 19:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ndeshja mes klubeve të basketbollit MZT Shkup dhe Iraklis nga Selaniku, e cila të martën u zhvillua në “Jane Sandanski” në kuadër të Kupës Evropiane të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), përfundoi jo vetëm me humbjen e vendasve, por edhe me reagime në nivel diplomatik, transmeton 360 Gradë.

Shkak për reagimin e Ambasadës së Greqisë te Ministria e Punëve të Jashtme ishte transparenti që tifozët maqedonas shpalosën gjatë ndeshjes. Në të ishte shkruar mesazhi “Emrin tënd të shenjtë do ta mbrojmë para botës”, i shoqëruar me një flamur me diellin me 16 rreze dhe një hartë të të ashtuquajturës “Maqedoni e Bashkuar”, në të cilën si pjesë e një territori të vetëm paraqiten edhe pjesë të Greqisë së sotme.

Nga Ambasada e Greqisë e konfirmuan për “360 Gradë” se kanë reaguar te MPJ lidhur me transparentin dhe hartën në të cilën pjesë të Greqisë, përfshirë gadishullin e Halkidikisë, por edhe pjesë të Serbisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, paraqiten si territor i vendit.

“Ambasada e ngriti çështjen e shfaqjes së transparentit, përfshirë edhe faktin se, sipas informacioneve që morëm, ai ishte shpalosur në prani të ministrit të Sportit të Maqedonisë së Veriut. Theksuam se përmbajtja dhe simbolika e transparentit nuk janë në përputhje me detyrimet dhe frymën e Marrëveshjes së Prespës. Për këtë arsye, çështja iu paraqit autoriteteve të Maqedonisë së Veriut përmes kanalit përkatës diplomatik”, deklaruan nga Ambasada e Greqisë.

Mediat greke raportuan se drejtuesit e klubit Iraklis kishin reaguar edhe para fillimit të ndeshjes, por se transparenti me përmbajtjen kontestuese mbeti i shpalosur në tribuna gjatë gjithë ndeshjes.

Ndërkohë, klubi e ka njoftuar Ambasadën e Greqisë në Shkup për incidentin dhe ka dorëzuar edhe ankesë zyrtare në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA).

Iraklis njoftoi se do të paraqesë edhe një ankesë tjetër te FIBA, së bashku me të gjitha informacionet për incidentin, dhe do të kërkojë që të ndërmerren masat përkatëse.

You Might Also Like

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Portugezët kryen një anketë në lidhje me rikthimin e Ronaldos: Shumica dërrmuese mendojnë të njëjtën gjë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit
Next Article Rriten të hyrat nga taksat për mbrojtjen e mjedisit, por nuk ka pasqyrë të qartë se ku janë efektet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?