By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit
Bota

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

admin
Last updated: 08/10/2026 19:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Izmir, 8 tetor argument.mk/ – Më shumë se 1 mijë protestues u mblodhën në Izmir të Turqisë, pas vendimit të kryebashkiakut të qytetit, Xhemil Tugaj, për t’iu bashkuar partisë AKP të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Kalimi i Tugajt në partinë e presidentit turk shkaktoi zemërim te qytetarët e Izmirit, një qytet që prej gati 30 vitesh drejtohet nga opozita.

Policia vendosi barriera në sheshet kryesore të qytetit përpara protestës së mbrëmjes. Protestuesit u mblodhën pranë në sheshin Xhumhurijet, duke valëvitur flamujt turq dhe duke brohoritur: “Tugaj, jep dorëheqjen!”.

Përballë tyre u vendosën forcat e policisë së ndërhyrjes, ndërsa në zonë u panë edhe të paktën katër automjete me ujë.

Disa protestues zgjodhën një mënyrë simbolike për të shprehur kundërshtimin e tyre. Ata mbanin një arkivol të improvizuar, mbi të cilin shkruhej “Politikisht i vdekur”, duke iu referuar karrierës politike të kryebashkiakut Tugaj.

Izmiri, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, me rreth 4.5 milionë banorë, ka qenë prej kohësh një bastion i opozitës. Për presidentin Erdogan, marrja e drejtimit të qytetit përmes kalimit të kryebashkiakut në AKP përbën një fitore të rëndësishme simbolike.

Megjithatë, AKP-ja nuk ka marrë kontrollin e këshillit bashkiak të Izmirit. Në këshillin me 184 anëtarë, partia opozitare Yeni ka 91 vende, AKP-ja 38 dhe CHP-ja 35. Pas kalimit të Tugajt, AKP-ja shkon në 39 vende.

Vendimi i kryebashkiakut vjen në një periudhë të tensionuar për opozitën turke, e cila prej muajsh po përballet me arrestime dhe procese gjyqësore ndaj kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të zgjedhur.

Sipas raportimeve të mediave turke, disa kryebashkiakë të opozitës janë arrestuar, ndërsa të paktën 17 kryebashkiakë të opozitës kanë kaluar në radhët e AKP-së.

Xhemil Tugaj u zgjodh kryebashkiak i Izmirit në prill të vitit 2024. Në qershor të këtij viti ai u largua nga CHP-ja, ndërsa deklaroi se do të qëndronte i pavarur.

Kalimi i tij në partinë e Erdoganit tashmë ka shkaktuar protesta në qytet, ndërsa qytetarët kërkojnë që kryebashkiaku të japë dorëheqjen.

You Might Also Like

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani
Next Article Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?