By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut
Kosovë

Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut

admin
Last updated: 01/09/2026 15:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Australisë në Kroaci, me akreditim jorezident në Kosovë, Glenn Robert Morrison.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Morrison dhe sukses në detyrën e tij të re, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës gjatë periudhave të rëndësishme për vendin.

“E çmojmë lart mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës në periudha vendimtare për vendin tonë, si dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme pas shpalljes së pavarësisë”, tha Haxhiu.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Australisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve, arsimit, teknologjisë dhe sigurisë.

Haxhiu ka theksuar se, pavarësisht distancës gjeografike, Kosova dhe Australia kanë ndërtuar marrëdhënie të mira, të cilat, sipas saj, janë forcuar edhe përmes komunitetit shqiptar në Australi.

“Pavarësisht largësisë gjeografike, vendet tona kanë ndërtuar marrëdhënie të mira, të cilat forcohen edhe nga komuniteti shqiptar që prej dekadash është pjesë e shoqërisë australiane. Ka hapësirë që këtë afërsi ta shndërrojmë në bashkëpunim edhe më të madh në fusha me interes të përbashkët”, theksoi Haxhiu.

U.D. Presidentja ka folur edhe për progresin që, sipas saj, Kosova ka shënuar ndër vite në forcimin e shtetit dhe demokracisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, si dhe synimet për zhvillim të mëtejshëm.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe nga Grdovci: Do të propozojmë ligje për ndihmë të bujqve
Next Article “Jam gati për rikthimin”, Celine Dion shfaqet në humor të mirë në Paris pas dy vitesh larg vëmendjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?