Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – SDSM do të propozojë zgjidhje ligjore për ndihmë të bujqve, ndër të cilët edhe për prodhuesit e orizit, njoftoi kryetari i partisë Venko Filipçe në takim me bujq në fshatin kumanovë Grdovci.
Filipçe tha se problemet në bujqësi po grumbullohen dhe akuzoi Qeverinë se nuk ka vullnet t’u dalë në ndihmë prodhuesve. Sipas tij, çmimet e blerjes janë të ulëta, ndërsa shpenzimet për prodhim janë rritur për të paktën 30 për qind.
Ai theksoi se probleme ka te disa produkte bujqësore, ndër të cilët orizi, gruri, qumështi, specat dhe rrushi.
Filipçe njoftoi se deputetët e SDSM‑së, mbi bazën e kërkesave dhe informacioneve të marra nga bujqit, do të dorëzojnë zgjidhje konkrete ligjore në Kuvend.
“Do të propozojmë ligje në Kuvend, për subvencionet, për çmimet e blerjes”, tha Filipçe.
Ai shtoi se SDSM do të vazhdojë të propozojë masa edhe pse, siç vlerësoi, nuk pret që Qeveria t’i pranojë.

