By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori Gir e hapi Shtëpinë Evropiane në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadori Gir e hapi Shtëpinë Evropiane në Strugë
Maqedoni

Ambasadori Gir e hapi Shtëpinë Evropiane në Strugë

admin
Last updated: 30/05/2024 15:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 30 maj – Ambasadori evropian Dejvid Giri sot mori pjesë në hapjen e Shtëpisë Evropiane në Strugë, objekti i gjashtë që Bashkimi Evropian po e hap në vend.

“Rrjeti i shtëpive evropiane po zgjerohet në të gjithë vendin, është shumë aktiv në promovimin e vendeve për brezat e rinj. Shtëpitë evropiane paraqesin një investim për të rinjtë e këtij vendi, në inovacion, në krijimtarinë e tyre dhe të ardhmen e tyre evropiane, këtu në Maqedoninë e Veriut. Në shtëpitë tona evropiane vetëm vitin e kaluar janë organizuar më shumë se 900 aktivitete dhe ngjarje,  me pjesëmarrjen e mbi 36 mijë të rinjve”, theksoi Giri në ceremoninë me rastin e dorëzimit të objektit në përdorim.

Ai u bëri thirrje të rinjve nga Struga dhe rrethina që ta vizitojnë Shtëpinë Evropiane, se dyert e saj janë të hapura, duke i porositur që të vijnë dhe ta shndërrojnë atë vend në një qendër për të gjithë të rinjtë në të cilën do të promovohen vlerat e përbashkëta evropiane.

“Struga e promovon gjuhën universale të poezisë që nga viti 1960. Mbi trashëgiminë kulturore të lënë nga vëllezërit Miladinovci, përmes Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, këtu kanë qenë mysafirë shumë nga poetët më të njohur të të gjitha kohërave, duke paraqitur vlera identike, pavarësisht se nga kanë ardhur. Pikërisht, poezia ajo që është një katalizator i fuqishëm për dialogun dhe paqen. Shtëpia Evropiane në Strugë udhëhiqet nga të njëjtat parime, për t’i bashkuar të rinjtë, për t’i ndihmuar të shkëmbejnë ide, t’i përmirësojnë aftësitë dhe të promovojnë të menduarit dhe qasjet inovative, dhe më e rëndësishmja, të bashkohen drejt një të ardhmeje më të mirë”, u tha ambasadori evropian të rinjve të pranishëm në hapjen e Shtëpisë Evropiane në Strugë.

Aktivitetet e Girit në Strugë vazhduan me zbulimin e muralit “Simbioza” të financuar nga BE-ja në Muzeun e Natyrës “Dr. Nikolla Nezllobinski”. Të rinjtë nga Struga më pas patën mundësinë të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre përmes një ngjarje të rrjetëzimimit në ambient të hapur.

“Jurop Haus” Strugë e mbajti ngjarjen e saj të parë më 21 mars të vitit 2024, në Ditën Botërore të Poezisë. Me këtë rast në bashkëpunim me Mbrëmjet Strugane të Poezisë është ripërtërirë çmimi “Struga e Re”.

Rritja e rrjetit “Jurop Haus ” në vend filloi në Shkup në nëntor të vitit 2019, vazhdoi në Kriva Pallankë dhe Strumicë në shkurt të vitit 2021, në Manastir dhe Veles në maj dhe qershor të vitit 2023. Pas Strugës, rrjeti do të rrumbullaksohet këtë vit me hapjen e një objekti të tillë në Tetovë, i planifikuar për javën e ardhshme.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KSHZ: Përfundojnë zgjedhjet parlamentare, Azizi në vend të Kasamit
Next Article Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren kroate Nives Tiganj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?