By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori i BE-së takohet me anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian, bisedojnë për sfidat e sektorit privat në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadori i BE-së takohet me anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian, bisedojnë për sfidat e sektorit privat në Kosovë
Maqedoni

Ambasadori i BE-së takohet me anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian, bisedojnë për sfidat e sektorit privat në Kosovë

admin
Last updated: 25/10/2024 14:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka marrë pjesë të enjten në një takim me bizneset anëtare të Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë (EIC).

Sipas një njoftimi për media, ky takim, i organizuar nga EIC, shërbeu si platformë për dialog mbi mundësitë për investime dhe bashkëpunim, si dhe sfidat e sektorit privat në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi, Ambasadori Orav theksoi se zhvillimi i sektorit privat dhe rritja e qëndrueshme ekonomike janë parakusht për progres në fusha të tjera të shoqërisë, përkatësisht në sferat politike, ekonomike dhe sociale.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e Këshillit të Investitorëve Evropian, në veçanti lidhur me promovimin e rritjes së qëndrueshme në përputhje me praktikat më të mira të BE-së. Kjo është gjithashtu e rëndësishme në përgatitjen e Kosovës për integrim në tregun e përbashkët rajonal, dhe më tutje, në tregun unik të BE-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet nw njoftim, Genond Mesareja, presidenti i Bordit të Drejtorëve të EIC, theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti të të bërit biznes që është stabil, transparent dhe i parashikueshëm, për të ndihmuar tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Ai ritheksoi përkushtimin e Këshillit për të promovuar qasjen e udhëhequr nga dialogu, për zgjidhjen e problemeve të sektorit privat në Kosovë.

Emrush Ujkani, kryeshefi ekzekutiv i EIC, njoftoi Ambasadorin Orav mbi prioritetet kryesore të Këshillit, të cilat përfshijnë adresimin e sfidave lidhur me sundimin e ligjit, promovimin e investimeve të huaja direkte, dhe rritjen e dialogut publiko-privat.

Ai gjithashtu përmendi përkushtimin e vazhdueshëm të Këshillit për krijimin e një klime më të favorshme për investime në Kosovë.

Anëtarët e Bordit të EIC ndanë perspektivën e tyre mbi gjendjen ekonomike aktuale, duke u fokusuar në sfera si siguria ligjore, qasja në financa, dhe nevoja për sundim konsistent të ligjit.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim të gjitha palët u dakorduan se dialogu publiko-privat është esencial për adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit në Kosovë, si dhe për të siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonci në Turqi: Prodhuesit turq kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta për blerje të armatimit
Next Article Berisha komenton akuzat e ngritua ndaj Metës: Goditje e kundërshtarëve politikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?