By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadorja e SHBA-së Ageler për vizitë në Gjykatën Kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadorja e SHBA-së Ageler për vizitë në Gjykatën Kushtetuese
Maqedoni

Ambasadorja e SHBA-së Ageler për vizitë në Gjykatën Kushtetuese

admin
Last updated: 07/03/2025 17:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka realizuar takim kokë më kokë me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Prajs Ageler, pas së cilës ka vijuar një takim pune me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese Osman Kadriu, Naser Ajdari, Dobrilla Kacarska, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Jadranka Daboviq, Ana Pavllovska Daneva.

Kostadinovski e informoi Agelerin për prioritetet e mandatit të tij, si dhe për sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat është ballafaquar Gjykata Kushtetuese në punën e saj në periudhën e kaluar.

Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, Kostadinovski ka theksuar se ka progres në transparencë dhe si shembull ka treguar se janë duke u përgatitur për regjistrim të plotë dhe transmetim të drejtpërdrejtë të seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Gjykata në këtë cilësi, përmes aktiviteteve të ndërmarra për vendosmëri më të madhe dhe veprim pa kompromis, të plotësuar me transparencë dhe aktivizëm gjyqësor, po punon intensivisht për rikthimin e besimit në shtetin e së drejtës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese. Veçanërisht do të theksoj progresin në fushën e transparencës dhe, si shembull, do të jap faktin se po përgatitemi për regjistrim të plotë dhe transmetim të drejtpërdrejtë të seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe për të cilën do t’u mundësojmë qytetarëve të shohin dhe dëgjojnë me sytë e tyre se vendimet në Gjykatë janë marrë objektivisht dhe pa asnjë ndikim”, ka theksuar Kostadinovska në takimin e punës që është mbajtur dje në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese.

Ai informoi se Gjykata do të mbetet e palëkundur dhe “pavarësisht të gjitha përpjekjeve për politizimin dhe etnizimin e punës dhe veprimeve, do të qëndrojë me vendosmëri pas mbrojtjes së Kushtetutës dhe lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit”.

Ambasadorj Ageler, thuhet në komunikatë, e ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për rikthimin e besimit në sundimin e ligjit përmes procedurave transparente dhe vendimmarrjes ekskluzivisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

“Ambasadori Ageler i ka inkurajuar gjyqtarët që t’i rezistojnë çdo ndikimi dhe presioni në veprimet e tyre dhe kur hyjnë në seancë, të lënë mënjanë të gjitha rolet e tjera dhe mbi të gjitha të jenë gjyqtarë kushtetues, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Gjyqtarët mirëpritën mbështetjen shumëvjeçare të SHBA-së për sundimin e ligjit. Gjyqtarja prof. dr. Pavllovska-Daneva tha se nevojitet mbështetje nga të gjithë faktorët për të mundësuar regjistrimin e seancave në të cilat gjyqtarët diskutojnë dhe ndërtojnë lëndë.

“Për ne është veçanërisht e rëndësishme që ju të shprehni publikisht mbështetjen tuaj për procedura transparente, që ne të jemi të vetëdijshëm se në shumë vende nuk është rasti i tillë i zhvillimit të procedurës me transmetim drejtpëdrejt, por të mos harrojmë se atje kanë një kulturë krejtësisht të ndryshme kushtetuese”, ka deklaruar gjyqtarja Pavllovska-Daneva.

Mbështetjen shumëvjeçare për sundimin e ligjit nga ana e Ambasadës Amerikane në vend e përshëndeti edhe gjyqtari Osman Kadriu.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer – nuk është e pjekur
Next Article Stërvitje simuluese për gjendje të jashtëzakonshme do të mbahet nesër dhe pasnesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?