By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadorja Kamitsi: Greqia dëshiron që Shqipëria të bëhet sa më shpejt anëtare e BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ambasadorja Kamitsi: Greqia dëshiron që Shqipëria të bëhet sa më shpejt anëtare e BE
Shqipëri

Ambasadorja Kamitsi: Greqia dëshiron që Shqipëria të bëhet sa më shpejt anëtare e BE

admin
Last updated: 26/03/2025 13:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka zhvilluar një pritje në kuadër të festimeve për Revolucionin Grek të 1821, njohur ndryshe dhe si Dita e Pavarësisë, që zhvillohet në Greqi, Qipro dhe qendrat e diasporës greke çdo 25 mars. Kjo festë përkoi edhe me festën e Ungjillëzimit apo Shpalljen e Hyjlindëses.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ambasadorja Kamitsi nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe garantoi se Greqia do të shërbejë si urë lidhëse për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Integrimi e Shqipërisë në BE do të jetë diçka e mrekullueshme për vendin tonë dhe do të kontribuojë në forcimin e interesave tona të përbashkëta brenda BE-së. Kjo është edhe një arsye më shumë përse Greqia dëshiron që Shqipëria të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, anëtare e familjes evropiane, në respekt të plotë dhe zbatim besnik të statusit komunitar dhe të drejtave themelore”, u shpreh Kamitsi duke shtuar më pas se Greqia do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj në ecurinë e Tiranës për integrimin evropian.

Përveç bashkëpunimit politik, ambasadorja ka përmendur dhe bashkëpunimin kulturor.

Gjatë vitit të fundit, Ambasada e Greqisë  në Tiranë së bashku me  Konsullatat tona të Përgjithshme  në Gjirokastër dhe në Korçë, organizoi një sërë aktivitetesh në fusha si muzika, teatri, artet figurative si dhe aktivitete për tema shoqërore si vendi që zë gruaja në epokën e sotme.

Në pritje ishin të pranishëm figura të të gjitha sferave, nga Kryepeshkopi Joan Pelushi, ministri i jashtëm, Igli Hasani, kryetari i PD, Sali Berisha, deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule etj.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: Nesër prezantojmë programin strategjik “Shqipëria 2030” në çdo fushë
Next Article Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë Black Hawk

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?