By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush
Showbizz

Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush

admin
Last updated: 22/07/2025 12:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka ndarë së fundmi një reagim emocional dhe të thellë në rrjete sociale, si përgjigje ndaj një komenti nga një ndjekës i saj i cili e quajti “top talent”, duke shprehur zhgënjimin pse ajo nuk po merret më me muzikë.

Komenti në fjalë thoshte: “Top talent që sot as 5 për qind e estradës se kanë talentin tënd, e ti nuk merresh me muzikë. A e ke pyetur veten ndonjëherë pse je kundër vetes kaq shumë?”.

Në vend që ta injoronte, Ana vendosi të ndajë me ndjekësit një sqarim të ndjerë, duke zbuluar për herë të parë në mënyrë të qartë arsyet pse është larguar nga skena muzikore, një shkëputje që shumë fansa e kanë ndier dhe pyetur për të gjatë gjithë kësaj kohe.

Foto: Screenshot/TikTok

“E para, faleminderit për këtë koment dhe opinion. Unë e di që të gjithë i keni mendimet e juaja, dhe është normale që kur nuk jam duke folur shumë, nuk e dini pse”, nis ajo reagimin.

Ajo shpjegon se gjatë vitit të fundit ka ndalur të gjitha bashkëpunimet, koncertet dhe projektet muzikore që kishte planifikuar. Vendimi, siç thotë, erdhi pas një periudhe reflektimi të thellë dhe dëgjimi të brendshëm.

Kabashi tregon se një nga arsyet kryesore ishte nevoja për t’i thënë “jo” gjërave që nuk i përkasin më, për të mos e humbur veten dhe për të ndaluar së dëgjuari njerëz që ndikojnë negativisht në vetëbesimin dhe qejfin e saj.

“Në fakt, nuk ta do askush të mirën”, thotë ajo me sinqeritet, duke shtuar se ka mësuar të dëgjojë më shumë veten, të dojë më shumë veten dhe të besojë në mendimin dhe zemrën e saj.

Replying to @……… ♬ 30 Minutes of Silence – Silenzio

 

“Kam pasur nevojë të shkëputem, t’i shoh njerëzit real, me i besu vetes dhe mendimit tim”, thekson tutje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sa i përket kthimit në skenë, Ana thekson: “O do të kthehem si më qan zemra për muzikën, o nuk do të kthehem hiç. Nuk po mundem të jem falso, me lëshu një këngë dhe aq. Po dua diçka të mirë, të madhe, që më përmbush si artiste”.

Në fund, i jep fund dyshimeve për ata që e shohin largimin si një sabotim ndaj vetes: “Nuk jam kundër vetes, jam pro vetes dhe për atë nuk po këndoj”.

Bukuroshja nga Peja ka zgjedhur të heshtë për të mos qenë e rreme, dhe ka vendosur që kur të rikthehet, të vijë me diçka që e përfaqëson vërtet, jo vetëm për publikun, por para së gjithash, për shpirtin e saj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anna Kabashi (@annakabashi)

 

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Diplomati suedez: Kriza politike po dëmton Kosovën, kjo është e keqe për të gjithë
Next Article Rohde teston pajisjet ushtarake në Kampin Bondsteel, të njëjtat përdoren në patrullimet kufitare Kosovë-Serbi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?