By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rohde teston pajisjet ushtarake në Kampin Bondsteel, të njëjtat përdoren në patrullimet kufitare Kosovë-Serbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rohde teston pajisjet ushtarake në Kampin Bondsteel, të njëjtat përdoren në patrullimet kufitare Kosovë-Serbi
Maqedoni

Rohde teston pajisjet ushtarake në Kampin Bondsteel, të njëjtat përdoren në patrullimet kufitare Kosovë-Serbi

admin
Last updated: 22/07/2025 12:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Kampin Bondsteel, ku bashkë me zëvendësin e tij, Christian Bottcher takuan trupat gjermane të angazhuara në kuadër të KFOR-it.

Vizita përfshiu një prezantim të detajuar mbi misionet aktuale të trupave, pajisjet teknike të përdorura gjatë patrullimeve dhe operacioneve përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori u shpreh i impresionuar nga niveli i lartë i profesionalizmit dhe përgatitjes së trupave.

“U ndjeva si në shtëpi,” tha ambasadori Rohde, duke kujtuar përvojën e tij të shërbimit në Strandmeisterkompanie në Gjermani nw vitet e ’80-ta.

Një moment emocional për ambasadorin ishte rikthimi pas dekadash në drejtimin e një makinerie të njohur për të – ngarkuesi Ahlmann, tashmë i modernizuar.

“Nga automjetet moderne të blinduara te sistemet e avancuara të vëzhgimit, ambasadori u impresionua nga preciziteti, profesionalizmi dhe përkushtimi i trupave në zbatimin e mandatit të KFOR-it,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Në fund të vizitës, ambasadori shprehu falënderim të veçantë për punën e ushtarëve gjermanë në Kosovë.

“Puna juaj është thelbësore, ekspertiza juaj mbresëlënëse dhe përkushtimi juaj thellësisht i vlerësuar”, ka theksuar ambasadori Rohde.

Vizita theksoi edhe një herë përkushtimin e Gjermanisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm përmes NATO-s dhe misionit të KFOR-it.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush
Next Article George W. Bush ‘kishte frikë se Saddam Hussein do të përpiqej të bënte versionin e tij të sulmeve të 11 shtatorit’, zbulojnë të dhënat e deklasifikuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?