By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Angellovska – Bezhoska: Nëse vazhdojnë trendet e favorshme në inflacion dhe në tregun e devizave, do të ketë mundësi për politikë më fleksibile monetare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Angellovska – Bezhoska: Nëse vazhdojnë trendet e favorshme në inflacion dhe në tregun e devizave, do të ketë mundësi për politikë më fleksibile monetare
Maqedoni

Angellovska – Bezhoska: Nëse vazhdojnë trendet e favorshme në inflacion dhe në tregun e devizave, do të ketë mundësi për politikë më fleksibile monetare

admin
Last updated: 01/02/2024 11:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Lëvizja e inflacionit dhe e tregut të devizave janë të favorshme. Megjithatë, pasiguria ekziston, ndërsa inflacioni ende është mbi mesataren historike. Prej aty, përcaktimi i politikës monetare të Bankës Popullore, në përputhje me politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane, për momentin mbetet i njëjtë, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska. 

Ajo në një deklaratë për “Blumberg Adria” thekson se përcaktimi i ardhshëm i politikës monetare te ne do të varet nga inflacioni, pritjet inflatore dhe tregut të devizave, si dhe përcaktimit të politikës monetare të Bankës Qendrore Evropiane, sepse, siç thekson, ne zbatojmë strategji të ruajtjes së kursit devizor stabil në raport me euron.

“Nëse ruhen trendet e favorshme vijuese, ndërsa mbeten disa rreziqe, kjo do të lë hapësirë për politikë më fleksibile monetare”, thotë Angellovska – Bezhoska. 

Duke e komentuar politikën monetare të cilën e udhëheq Banka Qendrore Evropiane dhe pritjet, guvernatorja theksoi se BQE në tre raste deri më tani e ka ruajtur normën e njëjtë të interesit, por gjithashtu vazhdoi me uljen e likuiditetit, që tregon në ruajtjen e karakterit të matur të politikës monetare. 

“BQE ka njoftuar qartë se vendimet e saj do të varen nga inflacioni, veçanërisht nga baza dhe fuqia e transmetimit monetar. Pritjet në tregjet financiare janë që BQE-ja do të bënte uljen e parë të normës së interesit në tremujorin e dytë të vitit me rreth 20 pikë bazë, ose total prej rreth 140 pikë bazë gjatë gjithë vitit. Por nga ana tjetër, analistët presin një reagim më të ngadaltë nga BQE”, thekson guvernatorja në deklaratë.

Angellovska – Bezhoska potencoi se bankat qendrore marrin vendime të bazuara në të dhëna dhe informacione të cilat janë të ndryshueshme, dhe se nga aty syhapur ndiqen të dhënat makroekonomike dhe financiare, si faktorë të përcaktimit të politikës monetare. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ahmeti nga konaku i tij tha që ndryshimet kushtetuese do të bëhen, jo çdo gjë që e thotë e bën!
Next Article Adele rikthehet me koncerte në Evropë pas tetë vitesh – ja vendi ku do të performojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?