By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?
MaqedoniTOP LAJM

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

admin
Last updated: 19/04/2024 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 prill – Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikim (CRPC) në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime të marketingut “Glas na vistinata” realizoj anketën e dytë në prag të zgjedhjeve parlamentare 2024.

Në pyetjen: Për cilën parti, apo koalicion do të votoni në zgjedhjet për deputet në Kuvendin e Maqedonisë, qytetarët u përgjigjën me sa vijon :

Për VMRO-DPMNE, votën e tyre do të jepnin 22,8% e të anketuarve, ndërsa për LSDM-në 16,3% e të anketuarve.

Në kampin politik shqiptar dallimi ndërmjet dy blloqeve është shumë i vogël.

Për koalicion e partive opozitare „VLEN“ do të kishin votuar 7,7% e të anketuarve, ndërsa për Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI, votën e tyre do të jepnin 6,9% e qytetarëve të anketuarve.

Për partinë e Majta mbështetjen e tyre do ta kishin dhënë 3,9 e të anketuarve. Për Partinë ZNAM të Maksim Dimitrievskit do të votonin 3,2% e të anketuarve.

Poashtu, 17,6 % e qytetarëve nuk mbështesin asnjërën prej partive, ose nuk do dalin të votojnë. Ndërkaq 22,6 % nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

CPRC sipas rezultateve ka bërë edhe simulimin e numrave të deputetëve:

Koalicioni i VMRO-DPMNE 48 deputetë

Koalicioni i LSDM 32 deputetë

Koalicioni VLEN 16 deputetë

Koalicioni Fronti Evropian 14 deputetë

E Majta 5 deputetë

ZNAM 5 deputetë


Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.
Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike.

Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në grafikën e mëposhtme dhe e njëjta është e disponueshme në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Next Article ​‘Pikëpyetjet’ për votimin në veri, bëhen me dije rrethanat se si mund të kalojë ose dështojë ky proces

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?