By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Antikorrupsioni”, miratohet Dokumenti Analitik, 241 masa specifike për kuadrin ligjor dhe rregullator
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Antikorrupsioni”, miratohet Dokumenti Analitik, 241 masa specifike për kuadrin ligjor dhe rregullator
Shqipëri

“Antikorrupsioni”, miratohet Dokumenti Analitik, 241 masa specifike për kuadrin ligjor dhe rregullator

admin
Last updated: 20/02/2025 16:14
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Mbledhja e radhës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit mori në shqyrtim Dokumentin Analitik për Shtyllën II – “Antikorrupsioni”.

Anëtarja e komisionit të posaçëm, Etilda Gjonaj, në cilësinë e relatores, bëri një përmbledhje të draftit të Dokumenti Analitik të hartuar me një strukturë të re, përmes angazhimit dhe kontributit të 41 ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, kontributit të dhënë nga ekspertë shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe organizatave ndërkombëtare, procesit të konsultimit publik përmes organizimit të 6 tryezave publike, si dhe 6 forumeve të dialogut qytetar në Elbasan, Vlorë, Tiranë, Shkodër dhe Berat, ku kanë marrë pjesë rreth 265 pjesëmarrës, etj.

Gjonaj informoi se gjatë këtij procesi janë identifikuar rreth 80 komente/sugjerime të adresuara gjatë këtyre takimeve nga aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve publike, akademikët dhe studentët, si dhe janë përcjellë 3 opinione me shkrim nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë përfshirë në analizë.

Në relacionin e prezantuar nga Gjonaj nënvizohet se Dokumenti Analitik është hartuar duke analizuar në mënyrë shteruese dokumentet bazë, të cilat kanë shërbyer si udhërrëfyes të procesit, janë njëkohësisht dokumentet që përcaktojnë detyrimet e shtetit shqiptar në kuadër të procesit të negociatave për integrimin europian duke përfshirë masat e udhërrëfyesve të shtetit të së drejtës, reformës në administratën publike dhe për funksionimin e institucioneve të pavarura. Ashtu si dhe raportet e mekanizmave ndërkombëtarë që monitorojnë progresin e Shqipërisë në këtë fushë, si ato të Këshillit të Europës, DASH, OGP, TI, UNCAC etj.

Relatorja theksoi se metodologjia e ndjekur për realizimin e kësaj analize është ndërtuar mbi një qasje të integruar, duke kombinuar metodat sasiore dhe cilësore në mbledhjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave, si dhe duke vlerësuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe përshtatur ato në kontekstin shqiptar. Sipas saj, një kontribut i rëndësishëm është dhënë nga konsultimi i 150 dokumenteve dhe raporteve të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe institucioneve publike në Shqipëri, duke ofruar perspektivën e tyre në kontekstin shqiptar.

Në relacionin e paraqitur theksohet se Dokumenti Analitik i Integruar për shtyllën e Antikorrupsionit tashmë përmban 9 fushat tematike me 241 masa specifike në total, duke përfshirë kuadrin institucional dhe rregullator për luftën kundër korrupsionit, si dhe aspekte të tjera të konsideruara prioritare për një fokus të veçantë.

Në lidhje me fushën e parë tematike, që përfshin kuadrin institucional dhe rregullator, relatorja bëri të ditur se janë propozuar 11 masa politiko-strategjike me veprim horizontal, duke adresuar problematikat në arkitekturën institucionale që parandalojnë dhe luftojnë korrupsionin, por edhe në adresimin e një kuadri të ri ligjor të dedikuar për luftën kundër korrupsionit.

Sa i takon fushës së dytë tematike, e cila lidhet me integritetin e zyrtarëve publikë, si në nivelin politik dhe në atë të drejtuesve të lartë ekzekutiv në relacionin e prezantuar në komision sqarohet se janë propozuar 42 rekomandime, disa prej të cilave synojnë adresimin e gjetjeve dhe problematike të mangësive ligjore dhe institucionale por edhe zbatimin, duke përfshirë konfliktin e interesave; adresimin e mangësive ligjore dhe institucionale në fushën e deklarimit të pasurive; mungesën ligjore për cështjet e lobimit apo trajtimin e dekriminalizimit. Një nga elementët më të rëndësishëm në aspektin e integritetit të zyrtarëve publikë është rishikimi i kuadrit ligjor dhe institucional për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, duke qenë një mekanizëm kyç për denoncimin e korrupsionit.

Në kuadër të fushës së tretë tematike, që lidhet me financimin politik, janë propozuar 16 rekomandime, që adresojnë nevojën e një një kuadri të ri, të posaçëm, mbi transparencën e financimit të partive politike, si dhe rregullime specifike në drejtim të auditimit të partive politike dhe reklamave politike në median tradicionale e rrjetet sociale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sa i përket fushës së katërt tematike, e cila ka në fokus procesin legjislativ, janë formuluar rekomandime për institucionet qendrore dhe Kuvendin, me synimin për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile por edhe moslënien e hapësirave të korrupsionit që në hartimin e ligjeve.

Lidhur me fushën e pestë tematike: kontrolli financiar dhe menaxhimi i financave publike, rekomandimet synojnë një reformim institucional dhe ligjor për përmirësimin e transparencës dhe objektivitetin në procesin e auditimit të njësive publike.

Në fushën e gjashtë tematike, e cila mbulon tregun dhe konkurrueshmërinë, masat e parashikuara shtrihen jo vetëm në sektorin privat, por edhe ndaj institucioneve rregullatore dhe monitoruese, duke mundësuar parandalimin e korrupsionit në sektorin privat.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në lidhje me fushën e shtatë tematike, e cila mbulon funksionet e qeverisjes dhe sektorët me risk të lartë korrupsioni, është propozuar një numër shumë i lartë rekomandimesh që kërkojnë një qasje si sektoriale, ashtu edhe me masa horizontale, siç mund të jenë prokurimet publike, koncesionet dhe investimet strategjike.

Për sa i përket fushës së tetë tematike: Pastrimi i parave dhe financimeve të paligjshme, si dhe korrupsionin transnacional, rekomandimet synojnë ndërmarrjen e masave konkrete. Këto përfshijnë rritjen e numrit të hetimeve financiare paralelisht me hetimet e veprave penale që gjenerojnë të ardhura kriminale, forcimin e zbatimit të regjistrimit të pronarëve përfitues, etj. Një fokus të posaçëm kanë pasur edhe rekomandimet lidhur me skanimin e investimeve strategjike, ku kërkohet një ndërhyrje ligjore për të parandaluar cenimin e infrastrukturës kritike nga vendet që kanë qëllime dashakeqe.

Lidhur me fushën tematike të nëntë, e cila trajton rritjen e ndërgjegjësimit dhe angazhimit shoqëror, janë propozuar rekomandime që synojnë kryesisht masat që lidhen me politikbërjen dhe monitorimin e financave publike, por një fokus i veçantë i është vendosur rritjes së kapaciteteve të OSHC-ve, si dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës për qytetarët që denoncojnë korrupsionin.

Në relacion theksohet gjithashtu se pavarësisht një ndër synimet kryesore ka qënë në drejtim të procesit të integrimit europian, kjo analizë ka dalë me një shikim përtej tyre për të ndërtuar një reformë që të sjellë efektshmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Më pas grupi i ekspertëve iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me gjetjet në lidhje me parandalimin e korrupsionit në sektorin privat dhe promovimin e integritetit në këtë sektor, si mund të luajnë rolin i sinjalizuesve dhe nevojën e ndërgjegjësimit për fenomenin e sinjalizimit, cilat janë mekanizmat thelbësorë që mund të mundësojnë zbatimin e Kodit të Etikës, çka do të ndihmojë në parandalimin e korrupsionit, nëse ka mbivendosje kompetencash institucionale për parandalimin dhe hetimin e korrupsionit, etj.

Pas diskutimeve komisioni i posaçëm miratoi në parim Dokumentin Analitik për Shtyllën e “Antikorrupsionit”.

Më pas Lefterie Luzi, drejtuese e Sekretariatit Teknik, informoi mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit, si dhe masat e marra për organizimin e procesit të konsultimit të këtij plani.

Në përfundim të mbledhjes kryetari Xhafaj informoi se ka përfunduar drafti i parë i analizës për komponentin e tretë, në shtyllën e tretë, që lidhet me konsolidimin e Reformës në Drejtësi, bashkë me tetë anekset me profilet institucionale të institucioneve të drejtësisë. Dokumentet janë ende në proces pune e debati me grupet e ekspertëve të nivelit të lartë dhe përfaqësuesit e institucioneve të pavarura dhe grupeve të interesit të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe së shpejti do të finalizohen për t’iu nënshtruar procesit të konsultimit publik.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Balla: Shqipëria dhe Kuvajti bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha
Next Article Drekë ose darkë e shpejtë: Qofte me fasule dhe tërshërë mbi pure patatesh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?