By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Antropologu Nebi Bardhoshi vjen në Prizren me ligjëratën “Mbi kulturën e lumit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Antropologu Nebi Bardhoshi vjen në Prizren me ligjëratën “Mbi kulturën e lumit”
Maqedoni

Antropologu Nebi Bardhoshi vjen në Prizren me ligjëratën “Mbi kulturën e lumit”

admin
Last updated: 20/01/2025 08:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ligjërata e antropologut dhe studiuesit Nebi Bardhoshi e titulluar “Mbi kulturën e lumit” do të prezantohet më 23 janar 2025 para audiencës në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren.

Sipas njoftimit të Fondacionit “Lumbardhi” kjo ligjëratë është e përqendruar mbi lumenjtë Valbona, Zall-Gjoçaj dhe Vjosa.

“Tre lumenj: Valbona, Zall-Gjoçaj dhe Vjosa, e ndërtojnë një jetë krejt të vetën duke renduar mënyrën se si ndërtohen raportet shoqërore e kulturore përreth tyre, qoftë mes mitologjisë apo mes fenomeneve natyrore që jetësojnë apo se si njerëzit ndërveprojnë. Analiza e Nebi Bardhoshit vendos në komunikim këta tre lumenj e së bashku sjellin një panoramë të asaj çfarë mund të quajmë kulturë të lumit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty sqarohet se Bardhoshi është kërkues shkencor  me interesa specifike kërkimore në antropologjinë juridike dhe politike, antropologjinë e natyrës dhe historinë e mendimit antropologjik.

“Ai është autor i disa librave, përfshirë: “Gurët e Kufirit: Kanuni, Pronësia, Struktura Shoqërore” (2011), “Antropologjia e Kanunit” (2015) dhe “Etnografia në Diktaturë: Njohja, Shteti, Holokausti Ynë” (2018), bashkautor. Gjithashtu, Bardhoshi ka botuar artikuj të shumtë akademikë dhe ka shërbyer si redaktor shkencor i disa vëllimeve mbi shoqërinë shqiptare, si dhe për rajonin e  Ballkanit dhe Mesdheut”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Ky është prezantimi i katërt prej serisë së ligjëratave të organizuara në kuadër të projektit “Permanent Transition”, të mbështetur nga European Cultural Foundation.

Programi në fjalë sjellë një mori hulumtuesish dhe profesionistësh sikurse edhe praktikues të fushës së artit, linguistikës, aktivizmit, ekonomisë dhe fushave të tjera, me synimin për të propozuar mënyra të ndryshme të të kuptuarit të krizës klimatike dhe të mundësive të reagimit në të ardhmen.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
Next Article Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?