By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Apeli lë në paraburgim Popoviqin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Apeli lë në paraburgim Popoviqin
Maqedoni

Apeli lë në paraburgim Popoviqin

admin
Last updated: 31/07/2025 19:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Popoviqit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji të shqiptuar ndaj zyrtarit serb.

Më 20 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptoi masën e paraburgimit ndaj Popoviqit, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i cili dyshohet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas vendimit të Apelit, siç raporton Betimi për Drejtësi, shkalla e parë ka vepruar drejt kur e ka caktuar paraburgimin, pasi që, sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se Popoviq ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Apeli ka përmendur edhe një video ku Popoviq shihet dhe dëgjohet duke mbajtur një fjalim në rajonin e Rahovecit, përmes së cilës, Gjykata tha se mjaftueshëm krijohet dyshimi i bazuar se ai e ka kryer këtë vepër penale.

Në vendim u tha po ashtu se Popoviq ka shtetësi të Serbisë dhe nëse ai mbrohet në liri do të ishte i pakapshëm nga institucionet e Kosovës për faktin se Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën.

Popoviq u ndalua më 18 korrik, pasi gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.

Vendimi i Apelit për lënien në paraburgim të Popoviqit vjen disa orë pasi kryediplomati serb, Marko Gjuriq, e ngriti çështjen e arrestimit të tij gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Gjuriq deklaroi se veprime të tilla paraqesin “përpjekje të rrezikshme për të frikësuar komunitetin serb dhe minojnë dialogun”.

Gjuriq po ashtu tha se Serbia pret përfshirje të aktorëve ndërkombëtarë, veçmas të Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, prania e të cilit, sipas tij, ka rëndësi kyç për mbrojtjen e të drejtave “dhe sigurisë së popullit tonë”.

Zyrtarët në Serbi vazhdimisht e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar si një “vendim politik” dhe duke kërkuar lirimin e tij.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, deklaratë kjo që nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është cilësuar si kërcënim.

Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të reagojë “qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiqit”, që sipas tij, mund të destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendi nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë./rel

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe Nisma në mbështetje të protestës së veteranëve kundër padrejtësive ndaj krereve të UÇK-së
Next Article Rafuna: Bizneset e mëdha nuk janë shkyçur nga rrjeti energjetik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?