By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në sirtarë të unionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në sirtarë të unionit
Maqedoni

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në sirtarë të unionit

admin
Last updated: 21/11/2024 08:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Po bëhen pothuajse dy vjet që kur Kosova aplikoi për anëtarësim në BE dhe ende nuk ka shqyrtim të këtij aplikimi nga ana e presidencës së BE-së.

Një zyrtar i BE-së tha se Presidenca e Këshillit Evropian është përgjegjëse për trajtimin e mëtejshëm të aplikimit.

“Mund të konfirmoj se një letër nga Kryeministri Kurti është dorëzuar  më 15 Dhjetor 2022 në Presidencën e Këshillit, në të cilën Kosova aplikon për t’u bërë anëtare e BE-së. Presidenca e Këshillit është përgjegjëse për trajtimin e mëtejshëm. Është në dorën e Këshillit të vendosë për hapat e ardhshëm”. Tha një zyrtar i BE-së për RTV21.

Qeveria e Kosovës ndërkaq pret hapa konkret për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE me emërimet e reja në institucionet e BE-së  dhe me presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislmi, Klisman Kadiu tha se Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe se për një gjë të tillë është e përgatitur.

“Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për avancimin në proces. Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari”, tha Kadiu.

Në opozitë ndërkaq ka skepticizëm për shqyrtim të aplikimi të Kosovës për anëtarësim në BE në një periudhë të afërt.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu thotë se në rrethanat aktuale që gjendet vendi ynë nuk mund të pritet lëvizje pozitive në këtë drejtim.

“Do duhej të pritej shqyrtimi i aplikimi me forimimin e institucioneve të reja në BE megjithatë kam skepticizëm për shkak pozicionit që aktualisht është Kosova. Pozicioni i Kosovës në raport të sanksioneve dhe izolimit e ka zhvendosur vëmendjen e BE-së që ta trajtojnë me seriozitet edhe çështjen e aplikimit të Kosovës më BE. Kam dilemat e mia në faqen në të cilën është  e shoh aplikimin si të pamjaftueshëm sepse s’mjafton vetëm aplikimi përderisa Kosova ka sfida në partneritetin e saj më BE-së..”, tha Deliu.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina ndërkaq thotë se pa zbatim të marrëveshjes bazike me Serbinë nuk do të ketë shqyrtim të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

“Për t’u anëtarësuar në BE janë një varg hapash që Qeveria duhet t’i bëjë në bashkëpunim me institucionet e BE-së por ne kemi një problem me të madh në BE sepse jemi ende nën masa për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve që Kurti i ka pranuar. Ne kemi edhe një kriter shtesë që është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit”, tha Pantina.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, u bë gjatë kohës se presidencës së Çekisë në dhjetor të viti 2022. Që nga ajo kohë me BE-në kryesuan edhe Suedia, Spanja e Belgjika por asnjëra nga to nuk e shqyrtuan aplikimin. Kryesimin tani e ka Hungaria. Pas Hungarisë, nga 1 janari i viti të ardhshëm kryesimin e BE-së do ta merr Polonia.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani i adresohet sot Kuvendit të Kosovës
Next Article Pentagoni: disa armatime ndoshta mbërrijnë në Ukrainë pas përfundimit të mandatit të Presidentit Biden

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?