By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Apostollski: Ngjarjet e 27 prillit janë krim i rëndë kundër shtetit, ftojmë prokurorin publik të hetojë kush janë organizatorët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Apostollski: Ngjarjet e 27 prillit janë krim i rëndë kundër shtetit, ftojmë prokurorin publik të hetojë kush janë organizatorët
Maqedoni

Apostollski: Ngjarjet e 27 prillit janë krim i rëndë kundër shtetit, ftojmë prokurorin publik të hetojë kush janë organizatorët

admin
Last updated: 23/01/2025 14:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 janar  – Ngjarjet e 27 prillit janë vërtet krim i rëndë kundër shtetit, por edhe atëherë edhe tani i bëmë thirrje prokurorit publik që të hetojë kush janë organizatorët, thanë avokatët e të akuzuarve për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, pasi Gjykata Themelore Penale Shkup sot e pranoi kërkesën për amnisti për të akuzuarit, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski.

Sipas avokatit Jordan Apostollski, pas gjashtë vitesh paraburgim, arrest shtëpiak dhe sjellje poshtëruese, Gjykata ka marrë vendimin e vetëm të mundshëm, ajo është lirimi dhe amnistimi i të akuzuarve.

“Që në fillim të këtij procesi, pretenduam se bëhet fjalë për proces të montuar politikë, me qëllim të lirohen nga përgjegjësia organizatorët e vërtetë të ngjarjeve, ndërsa nga provat e paraqitura rezulton se këta persona nuk janë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Pra, sipas mendimit tonë dhe sipas dëshmive të paraqitura, mund të konstatohet se në atë kohë MPB-ja nuk e ka kryer detyrën e vet. Ndërsa, atëherë ajo ministri ishte nën ndikimin dhe kontrollin e koalicionit LSDM-BDI”, tha Apostollski.

Sipas avokatit Elenko Milanov, Ligji për amnisti është i qartë dhe decid dhe nuk vlen për ata që kanë vepruar si organizatorë me një kualifikim juridik krejtësisht tjetër si që është kualifikimi ligjor sipas nenit 324, ndërsa në raport me të gjithë ata për të cilët ekziston një kualifikim ligjor sipas nenit 313, si kërcënim terrorist i rendit kushtetues theksohen qartë përjashtimet për personat me armë, personat me identitet të fshehur dhe personat që kanë ushtruar dhunë në Kuvend.

“Prandaj, të gjitha deklaratat e mia të mëparshme kanë qenë në drejtim që ky rast në lidhje me disa nga personat që i kam përfaqësuar dhe jam avokat i tyre, nuk ka mundur dhe nuk është dashur të iniciohet, as të aprovohet aktakuza dhe as të hyjë në fuqi dhe të zgjasë gjithë këto vite”, ka thënë Milanov.

Gjykata sot ka sjell vendimin me të cilin kërkesa për amnisti për të akuzuarit pranohet dhe ndërpritet procedura ndaj të akuzuarve për veprën penale “rrezikim të rendit kushtetues të shtetit”.

Gjykatësi Ilija Tërpkov theksoi se ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017 nuk janë as të prera e as të montuara, por reale, duke shtuar se ky është vend demokratik dhe secili ka të drejtë të thotë atë që mendon, ndërsa gjykatësit duhet t’u rezistojnë proceseve.

“Shembja e Kuvendit është shembje e shtetit. Personalisht edhe si Këshill, ende mbajmë qëndrimin se qëllimi i ligjvënësit me Ligjin për amnisti ishte që të mos amnistohen organizatorët, por çdoherë ka një por, dhe PP dhe Gjykata e Apelit kanë vendosur që të tre të akuzuarit këtu nuk kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre”, deklaroi Tërpkov.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Javën e ardhshme duhet të përfundojnë të gjitha procedurat rreth linjës kreditore të dedikuar për kompanitë
Next Article Një mjek nga Vevçani më shumë se dy vjet ka punuar pa licencë të vazhduar në Spitalin e Ohrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?