By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet një person për organizim të lojërave të fati
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arrestohet një person për organizim të lojërave të fati
Maqedoni

Arrestohet një person për organizim të lojërave të fati

admin
Last updated: 12/08/2025 17:42
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes Njësisë Rajonale në Prizren, ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Rasti ka nisur më 11 gusht, pasi një ankues nga një fshat i Suharekës ka raportuar se po kërcënohet dhe detyrohet nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.

Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth 9,000 euro, ndërsa tani i dyshuari i kërkon rreth 21,000 euro, duke ushtruar presion dhe kanosje të vazhdueshme për kthimin e borxhit.

Hetuesit dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar lojërat e fatit përmes adresave elektronike që operonin nga Zvicra dhe Kosova. Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm.

I dyshuari, identifikuar me inicialet A.L., lindur në vitin 1990 dhe shtetas kosovar, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe ndaj tij është iniciuar rasti penale me dyshimin për veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?
Next Article Gjakovë: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për shitje të narkotikëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?