By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arsimi dhe edukimi multikulturor në grupet parashkollore etnikisht të përziera prej vitesh nuk funksionon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Arsimi dhe edukimi multikulturor në grupet parashkollore etnikisht të përziera prej vitesh nuk funksionon
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Arsimi dhe edukimi multikulturor në grupet parashkollore etnikisht të përziera prej vitesh nuk funksionon

admin
Last updated: 24/11/2024 17:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Projekti “Mozaik” thuajse është zhdukur nga të gjitha kopshtet ku për vite me radhë u realizua me qëllim të mësohet gjuha dhe kultura e tjetrit përmes lojës. Nga kopshti “Fidani” në Çair thanë se ky projekt në bazë të planprogramit të posaçëm që kishte nuk funksionon tashmë disa vite. Siç tha drejtoresha Gzime Bakiu, zbatimi i projektit kishte efekte shumë pozitive prandaj është mirë të rikthehet nga Ministria e Politikës Sociale.

“Të them të drejtën ka disa vite me radhë që ky projekt nuk funksionon. Ne i kemi grupet siç kanë qenë edhe më herët grupet Mozaik në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase. Mirëpo, atëherë grupin Mozaik ka funksionuar me tjetër plan program, investimi dhe materiali I nevojshëm për aktivitetet, çdo gjë ka qenë pjesë e projektit. Mirëpo, disa vite me radhë ai projekt nuk funksionin dhe ato grupet Mozaik që janë funksionojnë me plan programin e rregullt të kopshtit që e kemi”, tha Gzime Bakiu, drejtore e kopshtit “Fidani”.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë tha se nuk ka asnjë pengesë në realizimin e këtij projekti. Mirëpo, Limani tha se u mbetet prindërve të vendosin në cilën gjuhë do të mësojnë fëmijët e tyre.

“Në disa prej çerdheve private të cilat nuk dua t’i potencoj me emër, po, është praktike por kemi edhe raste ku kemi çerdhe të cilat janë të përziera por me grumbullimin e nënshkrimeve të prindërve kërkojnë që ato të ndahen. Edhe shqiptarët kërkojnë të ndahen. Nuk mund t’i hyj kësaj pjese sepse nuk jam përgjegjës dhe kompetentë, familja është ajo që përcakton fëmijën në cilën prej çerdheve do të shkoj dhe në cilën gjuhë fëmija i tij do të trajtohet atje”, tha Fatmir Limani, ministër I Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Projekti “Mozaik” ka të bëj me arsimin dhe edukimin modern multikulturor të fëmijëve parashkollorë në grupet etnikisht të përziera, edukimi i të cilëve bëhet në kombinim të disa gjuhëve: në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe. Gjatë periudhës që u zbatua, më shumë se një dekadë, projekti u realizua në 13 kopshte, në gjithsej 9 komuna të Maqedonisë me mbështetje të Organizatës Joqeveritare “Në kërkim të bazës së përbashkët”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Personat “fantazmë” në Tetovë kanë filluar të pajisen me dokumente personale
Next Article Qeveria për vitin e ardhshëm ka paraparë 823 milion euro për investime kapitale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?